Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin Lezhë-Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motrit.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhen të ditur, por mësohet se ka ndërruar jetë në vend.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.