Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir” me banorët e kësaj zone dhe një prej punonjsëve të IKMT.
Sipas IKMT, gjatë kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, është goditur me mjete të forta nga banoret duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar.
Ai është transportuar me urgjence në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.
Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmëronte poseduesit e disa objekteve në këtë zone se janë pengesë e zbatimit të projektit te Unazes se Madhe.
“IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kerkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe të paligjshme”, thuhet në njoftimine IKMT.