Shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas atentatit që u bë në Shkozet.
Pas plagëve të marra nga të shtënat me armë, burime për Faxweb nga spitali, bëjnë me dije se Maloku ka ndërruar jetë pak minuta më parë.
Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.
Në ambientet e spitalit të Traumës ka ende punonjës të policisë që qendrojnë në derën e reanimacionit, ku qendron i intubuar Andi Maloku.
Kujtojmë se më herët është zbardhur dhe dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, i cili pretendon se nuk ka qenë objektiv i atentatit, pasi atë porositësit mund ta gjenin kudo.
Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbtte jetën e tij për 300 mijë lekë.











