InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Koha për lirinë e Kosovës

6 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Koha për lirinë e Kosovës

Shkruan: Alketa Gashi – Fazliu

Liria e Kosovës nuk është pronë e partive. Nuk ka qenë kurrë, e nuk duhet të grabitet në emër të asnjërës prej tyre. Liria – liria e shpresës, e besimit, e lëvizjes, liria e zgjedhjes për veten, është parakusht për çdo ndryshim.

Qytetarët e Kosovës, sa më shumë të bien pre e llogarive partiake, e zgjedhjeve për interesa partish, e emrave të përveçëm në krye të tyre, aq më pak do të jenë të lirë të vendosin për veten.

Në kohën e globalizmit, kur teknologjia dominon, e kur qasja në informacion është më e madhe, të jesh i izoluar siç janë qytetarët e Kosovës është pengesë për progres shoqëror. Globalizmi dhe partneritetet strategjike janë imponues të zgjidhjeve dhe formësues të rrethanave. Nëse ne, qytetarët e Kosovës nuk shohim më larg, po vazhdojmë të tubohemi veç rreth flamujve partiakë, atëherë do të jemi ne që do mbetemi jashtë loje, e jo partitë që mendojmë të mbështesim.

Ka gjithmonë zgjidhje për partitë.

Por zgjidhjet e tyre ndodh që nuk kanë lidhje me qytetarët. Për qytetarët ka gjithmonë zgjedhje. Zgjedhje vendore, zgjedhje kombëtare, zgjedhje të parakohshme, përsëritje zgjedhjesh. Luftë kryetarësh. Luftë për kryetar shteti. Zgjedhje për shef qeverie. Ku janë zgjidhjet?

Një rini -si e Kosovës- me kapacitete të larta intelektuale dhe profesionale, meriton ta provojë veten në Evropë, aty ku dija dhe shkenca afirmohen çdo ditë e më shumë. Kush i ka fajet për këtë izolim të qytetarëve të Kosovës e në veçanti të të rinjëve?!

Sigurisht, nuk ka monopolizim të fajit! Por nuk ka as arsye përse faji të mbetet jetim. Faji ka emra, e pas emrave fshihen aktorë e faktorë. Disa faktorë janë në Kosovë. Të tjerët jashtë saj. E kemi të lehtë të tregojmë kush e ka fajin jashtë.

Bashkimi Evropian është kritikuar për neglizhencën ndaj Ballkanit Perëndimor.

E dimë mirë se çfarë iu kërkua Maqedonisë dhe asgjë nuk u bë! Pra Evropa, vazhdon të tregohet jo e sinqertë ndaj kësaj pjese të botës, dhe për hir të së vërtetës kjo Evropë ka vrarë ëndrrat e shumë të rinjëve entuziastë dhe ambiciozë, paçka se e ardhmja e tyre që u takon- është evropiane! Sepse ka qenë historikisht e tillë!

Por Evropa nuk është e vetmja që na mohon zgjedhje e na vë kufij. Druaj se elita politike e tashme e Kosovës, edhe ajo e mëparshme, ka bërë veprime e mosveprime që fort e kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit! Njëjtë ka ndodhur edhe në zyrat më të mëdha të vendosjes në Evropë!

Na u kërkuan disa kritere, i plotësuam! I rikërkuan- i bëmë, vazhdojnë t’i përsërisin, po i plotësojmë me ngulm, edhe pse rrugës hasëm në shumë sfida! Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sepse Rinia dhe qytetarët e Kosovës e meritojnë lirinë e tyre.

Një popull i lirë për të udhëtuar në vendet e BE-së ka mundësi për studim, mundësi për ta shfaqur kreativitetin, e mbi të gjitha për t’i realizuar vlerat që aspiron.

Për Kosovën nuk ka alternativë tjetër pos lirisë së lëvizjes. Liria e lëvizjes është liri e Kosovës. Është një e drejtë e padiskutueshme dhe e panegociueshme. Një e drejtë që u premtua për kaq vite, një e drejtë e mohuar, një e drejtë që partitë i grabitën një populli të mashtruar e të getoizuar!

Kosova tash e sa vjet pret ditën kur ne do të lëvizim të lirë, pa viza, pa tortura në termine. Kosova liberalizimin vazhdon ta presë, e nëse e pret nga njerëzit e gabuar, mund të presë për shumë kohë. Por Kosova duhet të mos harrojë kurrë se në emër të kujt, me gjakun e kujt, e me ndihmën e kujt e fitoi lirinë.

Kosovës nuk i duhet të humbë kohë. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Ajo s’ka më kohë për të humbur, asnjë sekondë. Është koha për Kosovën ta marrë lirinë e saj.

Të Lidhura

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com