Njëri prej zërave më të fuqishëm në skenën politike, që prej kohësh e ka cilësuar ilegjitime qeverinë e Edi Ramës, është padyshim, ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili në cdo dalje publike apo në takime të cdo niveli diplomatik dhe politik, nuk ka kezituar së konfirmuari këtë bindje dhe qëndrim të tijin.
Si një politikan që nuk pajtohet me allishverishe që kompromentojnë zhvillimet politike në vend, Ndocaj ka krijuar profilin e politikanit që dukshëm nuk njeh kompromise në kurriz të qytetarëve dhe gjithnjë ka denoncuar natyrën matrapaze të politkës shqiptare.
Në një status në rrjetet sociale, së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit momente të takimit të tij në tryezën e organizuar dy vite më parë me përfaqësues të OSBE/ODIHR, ku spikat devotshmëria dhe konseguenca e e tij për problematikat e shumta që ka kodi zgjedhor, si dhe evidentimin e problemev të shumta në proceset zgjedhore të mbajtuara në Shqipëri.
Këmbëngulja e Ndocajt, përballë përfaqësuesve të OSBE/ODIHR-it, për mosnjohjen e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017, për një sërë parregullsish të shumta, si dhe insistimi me forcë nga ana e tij, për të siguruar dhe për të mundësuar mekanizmat efikas për votimin e emigrantëve, ka marrë mbështetjen e organizatorëve të tryezës.
Ja cfarë kujton ndocaj nga ky takim:
Si Sot 2 vite me pare , Eduart Ndocaj në cilësinë e Kryetarit të PBDKSH (Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar) mori pjesë në takim e zhvilluar nga delegacioni OSBE/ODIHR i përbërë nga Ambasadori Peter Tejler, znj. Ana Rusu, Këshilltare e larte për zgjedhjet e OSBE/ODIHR dhe z. Alexey Gromov, Këshilltar për zgjedhjet.
Në këtë takim ishin edhe disa përfaqësues të subjekteve të tjera politike në vend. Në fjalën e tij z. Ndocaj theksojë ndër të tjera: “…janë vjedhur votat, ka pasur raste të komisionerëve zgjedhor të korruptuar, kërcënime fizike ndaj qytetarëve dhe shantazh apo premtime për vende pune. Ndocaj propozojë si zgjidhje të vetme për zgjedhjet e ardhshme votimin elektronik si dhe aplikimi e të drejtës së Votës së Emigrantëve, sepse po shkelet Kushtetuta. Sipas Ndocaj kjo qeveri nuk është legjitime, sepse s’ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve,. Ato që kanë ndodhur në këto zgjedhje kalojnë çdo limit padrejtësie ndaj qytetarëve. Po ashtu Ndocaj ju kërkoj përfaqësuesve të OSBE të insistojnë dhe të kërkojnë aplikimin e Votës së Emigrantëve.
Reagimi i OSBE që përbën edhe lajm i bërë nga ambasadori Peter Tejler ishte se: “…OSBE nuk i njeh zgjedhjet dhe ju drejtua Ndocaj duke i thënë se: pse mendoni se OSBE i ka njohur zgjedhjet? Ne nuk i kemi njohur ato- tha Peter. Sa i përket Votës së Emigrantëve, kemi bërë takim me Ministrin e Diasporës dhe do të jetë një çështje e nxehtë në vijim- tha Peter në fjalën e tij.
Ndocaj përfaqësuesve të delegacionit të OSBE/ODIHR ju dorëzojë një kopje të raportit të zgjedhjeve të hartuar e publikuar nga PBDKSH. Përfaqësuesit e delegacionit e falënderuan Ndocaj për këtë dhe për provat e reja të ofruara në lidhje me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017




