Një banesë është grabitur në qytetin e Sarandës mdërsa faxweb.al mëson se është në pronësi të biznesmenit dhe këshilltarit bashkiak, Shpëtim Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 të qytetit ndërsa dyshohet se janë marrë disa bizhuteri vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.
Ngjarja është raportuar në policia ndërsa priten në vijim detaje të reja mbi rrethanat dhe autorët e saj.
Grabitja është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme, ndërkohë që asnjê nga familjarët nuk ndodhej nështëpi.
Njoftimet e para bëjnë fjalë se në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.
Policia është njoftuar dhe po verifikon zonën për të parë nëse ka kamera sigurie që do të mundësonin zbulimin e autorëve.
Kujtojmë se 2 vjet më parë këtij biznesmeni i ishte vjedhur edhe biznesi, duke kërcënuar punonjësit me armë dhe thikë.