Bojan Stojanoviç, ish-kryetari i komunës së Graçanicës ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare pas një sulmi në zemër.
Stojanoviç ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës ku e drejtoi nga viti 2009 në 2013.
Së fundmi, ai ishte zëvendësministër në Ministrinë e Financave në qeverinë e Kosovës.
Sipas mediave serbe, Stojanoviç ishte i martuar dhe la pas gruan me tre fëmijë.