Një vajzë e re në moshë është gjetur e vdekur në plazhin e Durrësit, transmeton infopressalbania.com
E vetmja gjë që dihet deri më tani është që trupi i përket një vajze e moshës 25-30 vjeç.
Trupi i pajetë është gjetur në sektorin “Teuta” të plazhit të Durrësit.
“Më datë 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.