Skerdjan DHULI
Lexova nje status se nje zyrtari te Vetevendosjes ne Shqiperi. Ajo qe nuk e fsheh se me bindi qe sojin politik te tyre ishte…arroganca.
Nje arrogance qe i ka rrenjet ne ideologjine e tyre neokomuniste dhe ngrihet ne forme piramide, ku kulmi i saj eshte vete Albin Kurti.
Rezultati ne Kosove dihet. LVV ka nje deputet me shume se LDK e per pasoje i takon asaj te marre mandatin per formimin e qeverise.
Dhe kujdes. Dua ta them qysh ne krye te heres se une jam PRO qe Albin Kurti te behet KM, sepse kjo eshte menyra e vetme e mbetur ne terren qe ky te deshtoje dhe te hiqet qafe si barre e madhe mbi Kosoven.
Ajo qe eshte e papranueshme eshte arroganca e Kurtit dhe e te gjithe lej feneve te tij ne raport me fitoren dhe sjelljen ndaj LDK.
I gjithe enturazhi i tyre ne diskursin publik qe perdorin ja vendosin si detyrim percaktim koalicionin LDK-se.
Pyetja qe behet ne kete rast eshte kjo:
Po nese LDK zgjedh te qendroje ne Opozite pasi sovrani nuk ja dha votat per te drejtuar, çfaren ndodh ? Me ke do beje koalicion Kurti ?
Me partite e pushtetit qe deri sot i akuzoi per te bera e te pa bera ? Apo me listen Serbe te Vucicit ?
Theksoj se nje skenar i tille do ishte i demshem edhe per LDK, e cila pas gafes per kaolicion me Hashim Thacin pak vite ne pare, kjo do te ishte gafa me e rende e saj. Nje gafe tejet e kushtueshme e me pasoja fatale. Po fundja nje parti e ka edhe te drejten e vetevrasjes.
Ama kujdes duhet te kete VV. Nese LDK zgjedh te vetevritet duke mos pranuar arrogancen piramidale te Kurtit me shoke, kjo vetevrasje do marre me vete njehere e pergjithmone edhe VV.
Sepse edhe nese do shkohej ne zgjedhje te reja, VV nuk i fiton dot shumicen e nevojshme per te krijuar qeveri, e per pasoje, do duhet koalicion.
Po koalicion me ke ? Me Hashimin ?
Pra dikush duhet tju thote ketyre neokomunisteve te VV se heqja dore nga arroganca do ishte shpetimi per ta e per Kosoven.
Sepse qe deshtimi i tyre do vije shpejt, kjo eshte e sigurt aq sa fakti qe keto radhe shkruhen te dielen.