Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Zajm të komunës së Klinës.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 18-vjeç.
I riu i cili po lëvizte me një motorçikletë dyshohet se është përplasur nga një automjet.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.