Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nis javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.
Ky tur i quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit.
Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera.
Sot Basha po zhvillon takime prej orës 9:00 me kryetarët e degëve të Shqipërisë në selinë e PD, të cilët i ka porositur që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.