“Atentat të organizuar nga mafia qeverisëse”,- e ka konsideruar ish -deputeti Eduart Ndocaj, ngjarjen e djeshme, ku pati një tentativë për të vrarë prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, ndaj të cilit kryeministri dhe zëvëndësi i tij, Brace, së fundi e kishin vënë në shënjestër të sulmeve të tyre politike.
Ndocaj, gjithnjë e ka akuzuar kryeministrin Rama si të lidhur me krimin dhe me bandat në vend, prandaj dhe në atentatin e djeshëm, “kaubojsi” akuzon pikërisht këto banda, të cilat veprojnë për hesap të edi ramës, duke synuar likujdimin e të gjithë atyre që u pengojnë arritjen e qëllimeve duke shtrirë kthetrat e uzurpimit në drejtim të pronave publike dhe të sektorëve strategjikë të vendit.
Në reagimin e tij, ish-deputeti ka apeluar ambasadën amerikane dhe atë të BE, të ndërhyjnë urgjentisht, duke e shpallur kryeministrin e Shqipërisë si të padenjë dhe të rrezikshëm për vlerat e demokracisë.
Prokurori trim, arrestoi kushëririn e Erjon Braçes dhe banditët e tokave bregdetare. Zëvendëskryebanditi i Shqipërisë, një mi halesh, e kërcënonte live prokurorin, që ta lironte kushëririn e tij, por Prokurori Arjan Ndoja zbatoi ligjin. Madje, edhe vetë kryebanditi Rama u përfshi në skemën e shantazhimit ndaj prokurorit, por ky i fundit ishte i vendosur në zbatimin e ligjit. Dhe, sot i bëhet atentat për ta eleminuar fizikisht. Ftoj ambasadën e SHBA dhe ambasadën e BE të mbajnë qëndrim të ashpër ndaj mafias qeveritare, ku të merren të pandehur kryeministri Edi Rama dhe zëvëndësi i tij Erion Braçe; ftoj prokuroren Arta Marku të respektojë kushtetutën e Shqipërisë, të thërrasë banditët Rama&Braçe, si të pandehur që kërcënuan live z. Ndoj, dhe tu dalë në mbrojtje mbrojtësve të ligjit, kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Kjo ēshtë qeveria dhe shteti i bandave komuniste.