Pak ditë na ndajnë nga 75-vjetori i çlirimit të Tiranës. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ashpër ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politik në Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti.
Me me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, sipas tij Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë promovuar sipas tij, figura të cilët kanë qenë pjesë e regjimit komunist.
Alizoti i cili vjen nga një familje e njohur që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës ka deklaruar se Shqiperia vazhdon të jetë e zaptuar nga historiografia, heronjtë dhe simbolika perverse e komunizmit.
Sipas tij qeveria Rama po glorifikon figura që instaluan diktaturen më të egër komuniste në Europë, duke i quajtur heronj.
Tomorri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ndër të tjera ka theksuar se Shqipëria e ka të nevojshme ligjin e dekomunistizimit.
Postimi i plotë i Alizotit në Facebook:
Edhe 30 vjet pasi ka rene zyrtarisht regjimi kriminal komunist Shqiperia vazhdon te jete e zaptuar nga historiografia, heronjte, simbolika perverse e komunizmit.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranes kane vendosur ne bulevard portretet e disa “heronjve”…Vetem politikane perverse ose njerez te lidhur drejperdrejt me krimet e komunisteve mund te vazhdojne ti imponojne qytetareve te tyre kete poshtersi. Eshte e habitshme sesi partia socialiste glorifikon heronjte e prodhuar nga dhuna! Kjo tregon qarte se sa te nevojshme e ka Shqiperia ligjin e dekomunistizimit e te dekriminalizimit!
Se pari keta qe i quajne heronj instaluan diktaturen me te eger komuniste e cila vrau e burgosi shume me teper se sa pushtuesit italiane apo gjermane. Se dyti data e caktuar nga komunistet shqiptare, 29 nentori, u be per te glorifikuar me nje date me vete partine komuniste dhe kishte qellime antishqiptare.
Sot Rama, qeveria socialiste e tij qe ashiqare ka rikthyer kudo njerez te nomenklatures se regjimit komunist po rikthen edhe simbolet dhe historiografine e komunizmit. Ka nje rehabilitim te turpshem me portrete, me festime si keto, me emerime, me botime te krimeve dhe simboleve te komunizmit…