InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Facebook ndalon pjeshkën dhe patëllxhanin

30 Tetor, 2019
in Lajme, Të ndryshme
A A
Facebook ndalon pjeshkën dhe patëllxhanin

Patëllxhani, pjeshka dhe bulëzat e ujit nuk do të jenë më pjesë e simboleve që mund t’u dërgoni miqëve tuaj virtualë në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fotoje. Dy platformat më të mëdha të rrjeteve sociale kanë bllokuar këto “emoji” pas qortimeve të një pjese të madhe të përdoruesve për përmbajtje të fortë seksuale dhe që shpesh keqkuptohen si joshje, apo ofertë për marrëdhënie intime.

Pjesë e personave që akuzoi këto rrjete sociale se po u shkaktonte vuajtje dhe stres, sidomos burrave të martuar, ishte edhe këngëtari Kanye West. Por, për shumë përdorues të tjerë ky nuk duhet të jetë shqetësimi kryesor i Facebook dhe Instagram.

Me mijëra komente nëpër faqe të ndryshme akuzojnë Facebook dhe Instagram për hipokrizi dhe përpjekje për të hequr vëmendjen nga problematikat reale madhore të këtyre dy platformave, siç është racizmi, gjuha e urrejtjes, propaganda dhe lajmet e rreme.

Facebook thotë se arsyeja se pse tre simbolet po bllokohen është se po përdoren gjithnjë e më shumë për të sugjeruar aktivitet seksual, sidomos duke i vendosur këto “emoji” nëpër foto gjysmëlakuriq nga përdoruesit e dy rrjeteve sociale.

Udhëzimi i nxjerrë nga Facebook dhe Instagram lejon përdorimin e tyre gjatë bisedave me tekst, por jo në një mënyrë që mund të nënkuptojë diçka seksuale. Por si do ta bëjë Facebook dhe Instagram dallimin nëse këto simbole janë përdorur me nënkuptim seksual apo jo gjatë një bashkëbisedimi? Për këtë, kompanitë thonë se do të shtojnë së shpejti një sektor ku përdoruesit mund të raportojnë përmbajtjen e bisedave, që në këndvështrimin e tyre janë me përmbajtje seksuale dhe të besdishme.

Sipas “The Daily Dot”, një faqe e specializuar në fushën e teknologjisë dhe të lundrimit të sigurtë në internet ndryshimet kanë nisur që prej fillimit të shtatorit dhe janë finalizuar më 24 tetor. Një tjetër arsye që çoi Facebook dhe Instagram që të ndërmerrnin këtë hap ishte edhe përdorimi gjithnjë e në rritje i dy platformave dhe këtyre simboleve nga ana e punonjësve të seksit në shumë vende ku prostitucioni është i legalizuar.

Të Lidhura

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026
Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com