InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Filmi “Klithma” i Korab Lecajt, fiton çmimin kryesor në Norvegji

27 Tetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
Filmi “Klithma” i Korab Lecajt, fiton çmimin kryesor në Norvegji

“Klithma” është shpërblyer me çmimin “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival në Alesund të Norvegjisë.

Filmi “Klithma” në regji të Korab Lecaj ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” ne edicionin e 7-të të West Nordic International Film Festival i cili mbahet tradicionalisht në Alesund të Norvegjisë.

Filmi “Klithma” është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga: -Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia -Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia -Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia.

Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe. “Për vet faktin se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e githë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë evropine, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma””.

Lecaj thotë se mbi të gjitha rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez, i cili flet për dhunimin seksual të meshkujve shqiptar gjatē luftës së fundit nga paramilitarët serb. “Kam pasur rast te bisedoj me publikun norvegjez, pas shfaqjes se filmit. Ata janê trondit nga tema, nga rrëfimi. Madje thonin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovē përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”, ka deklaruar regjisori Lecaj.

Edhe për aktorin që luan rolin kryesor në film, njëherësh ko-skenaristin e filmit, Hazir Haziri, ky çmim i jep një dimension tjetër sukseseve të filmit “Klithma”. “Të fitosh çmimin kryesor ne një garë me filma të shpërblyer nëpër festivale të ndryshme, kjo do të thotë se filmi ynë është në nivelin e filmave që vijnë nga vende me kinematografi të zhvikuar”, ka thënë aktori Haziri. E anëtarja e jurisë, regjisorja norvegjeze Anne Kjersti Bjorn ka deklaruar se: “Kam qenë me fat të jam anëtare e jurisë një festival ku ka fituar një film shumë i rëndësishëm nga Kosova “Klithma” ku na jep një mesazh tronditës se në luftëra nuk vetëm gra të dhunuara.

Përdhunimi është një armë efektive pasi që ua vjedh viktimave krenarinë dhe njerëzimin e tyre”, ka deklaruar anëtarja e jurisë Anne Kjersti Bjorn. “Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-tê, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj. Festivali West Nordic International Film Festival është mbajtur nga 24-26 tetor në kinemanë Lovenvold në Alesund të Norvegjisë.

Të Lidhura

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026
“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com