InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A duhet të vazhdojnë të heshtin, pafundësisht, shqiptarët! Jemi ndryshe

26 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
A duhet të vazhdojnë të heshtin, pafundësisht, shqiptarët! Jemi ndryshe

Nga Shpëtim Axhami,
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Po bëhen rreth 30 vjet pluralizëm politik, në një shtet demokratik dhe vendi ynë nuk po gjen akoma stabilitetin dhe qetësinë e duhur.
Ajo që na shqetëson të gjithëve është humbja e shpresës, ku fatkeqësisht të gjithe, në heshtje pëshpërisim me njëri-tjetrin se Shqipëria nuk bëhet më, ndërkohë kur jo pak faj kemi edhe vetë.
Shqiperia bëhet, nëse ne nuk heshtim dhe kur orientohemi drejt.
Shpjegimi i këtij ngërçi, vjen duke parë nga qeverisemi, ku kanë gabuar qeverisjet e mëparshme dhe çfarë kemi berë vetë ne përballe këtij ngërçi.
Heshtja jonë në momente vendimtare, gjatë ushtrimit të votës, në momente krizash, apo gjatë skandaleve të ndryshme politike-qeveritare, ka sjellë që ne si popull të përdoremi keqas nga ata që na kanë drejtuar deri sot, e për rrjedhojë t’u dukemi këtyre të fundit, si kavje eksperimentale në shërbim të tyre.
Heshtja atëhere kur mungon drejtësia dhe demokracia është vasalitet, prandaj nuk duhet heshtur, prandaj kërkohet një reagim në të mirë të familjes dhe vendit tonë.
A duhet të heshtin shqiptarët përballë kësaj keqqeverisje, kur shumica e tyre nuk sigurojnë minimumin jetik ekonomik, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet pushtetit të siguruar nga politika, nuk e dinë as vetë, se sa llogari bankare kanë të hapura jashtë vendit, kjo antikombëtarisht.
A duhet të heshtin shqiptarët ku shumica e tyre, nuk kanë mundësi t’ju sigurojnë arsimimin fëmijëve të tyre, ndërkohë asnjë prej “kapedanëve” të sotëm nuk i shkollon fëmijët e tyre këtu, por me lekët tona të vjedhura brutalisht prej tyre, shkollojnë fëmijët jashtë Shqipërisë?
Pse duhet të heshtin shqiptarët përpara një mungese totale të shërbimit spitalor, ndërkohë pa më thoni sa prej tyre kurohen dhe kurojnë fëmijët e tyre tek këto spitale? Jo! Për ta rrofshin spitalet perëndimore!
A duhet të heshtim përpara krimit të lidhur keqas me politikën, të cilët kanë uzurpuar shtetin me marrje tenderash, duke u imponuar në përcaktimin e listave të kandidimit për deputet, kryetar bashkie e deri në emërimin e drejtuesve të lartë të administrstës shtetërore?
Pse duhet të hesht biznesi, përballë, monopoleve klienteliste, tatimeve pa kriter dhe pabarazisë tenderuese nga frika e trysnisë mafio-politike.
A duhet të heshtin akoma pronarët, të cilëve iu përdhos prona dhe u lanë dyerve të gjykatave nga këta politikan vetëm e vetëm, që t’ju vidhnin pronat e tyre, nëpërmjet fuqisë që u jep forca e pushtetit?
A duhet të heshtin të persekutuarit, të perndjekurit përpara persekutorëve, që nuk kërkuan falje asnjëherë e vazhdojnë drejtojnë akoma duke mos e integruar me qëllim si duhet këtë shtresë prej vitesh?
Kurrë nuk duhet të heshtin fermerët përpara lodhjes, djersës së tyre, ndërkohë kur politikat e oligarkëve përfitues, nëpërmjet ndërhyrjes së tyre, deri në deformimin e politikave shtetërore, kanë berë që djersa e tyre të shkoj dëm dhe tokat të ngelen djerr.
A duhet të heshtim përballë kësaj qeverisje dhe përballë kujtdo që për arsye përfitimi, duke shitur interesat kombëtare, kanë krijuar monopole antishqiptare, e për rrjedhojë jemi vendi me çmime tepër të larta për çdo produkt, nafte, energjie etj.
Pse duhet te heshtim ne familjarët, nënat, baballarët, motrat vëllezërit tanë, të cilët të vetmuar, përloten dhe luten ditë e natë, sepse nuk dinë ku i kanë fëmijët dhe të afërmit e tyre nëpër botë, ku pikërisht largimi i tyre vjen nga fakti që për 30 vjet shteti i tyre nuk u krijoi mundesinë për të jetuar pranë familjeve të veta?
Kurrë nuk duhet të heshtim përpara fenomeneve, që shkatërrojnë shoqërinë dhe familjen tonë; droga, prostutucioni korrupsioni dhe vjedhja. Kjo ka vetëm një emër, mungesë rendi, si pasojë e bashkëpunimit për përfitim e shtetit dhe politikës me krimin që drejton këto fenomene dhe trafiqe.
A duhet të heshtin pjesa e shëndoshë e shoqerisë, akademikët, intelektualët, analistët, gazetarët etj, etj, përpara kësaj zallamahije asfiksuese kombëtare? Mendoj se jo, pasi këta janë shumicë mbi pjesën e keqe dhe tē paaftë, që ka zënë parlamentin, qeverinë, diplomacinë dhe drejtimin e shtetit në tërësi. Nqs heshtja e tyre vazhdon, do të thotë se koha nuk do i mbaj mend për mirë, dhe ata janë bërë pjesë e nënshtrimit të egër ndaj kësaj klase politike mafioze, që blen dhe ndëshkon këdo që i del përpara.
Heshtja e pafund e jona, do bëjë që kombi ynë, të vazhdojë gjumin letargjik të tij, duke u dorëzuar përpara atyre që e kanë sjellë këte tranzicion të gjatë dhe ketë gjendje amullie si e sotmja. Secili duhet të jap kontributin e tij aty ku jeton dhe si e mendon, sot me qëndresë dhe imponim ndaj së keqes dhe nesër duke drejtuar drejt voten e Tij, kjo me qëllim që kjo klasë politike si kjo e sotmja ta kuptojë njëherë e mirë se populli është ai që vendos.
Opozita, sot ka detyrën kryesore përpara popullit shqiptar, për t’i dhënë mesazh bindës dhe shpresë per t’u shkëputur njëherë e mirë nga të bërit shtet dhe politikë mafioze të udhëhequr nga krimi dhe korrupsioni.
Opozita e jone, duhet të futet thelle ne mendjen e qytetareve, të kuptoj drejt nevojat dhe pakënaqësitë reale te tyre, të behet pjesë e tyre dhe atehere vetë qytetarët do behen pjese e programeve tona me nje besim shumice.
Opozita tashmë duhet të jetë e qartë me platformë për çdo lloj reforme dhe të jetë bindese me një program ekonomik-social qeverisë zhvillimi për vendin.
Niveli ulet ekonomik.
Raporti i fundit i OSBE -se për të ashtequajtura zgjedhje,
nentë kushteve te vena nga Bundestagu Gjerman, mospranimi i hapjes së negociatave për në BE, flasin qarte se:
Se sa më shpejt është e domosdoshme.
Perfundimi i reformës zgjedhore.
Perfundim i reformes në drejtësi.
Zhvillim i zgjedhjeve të parakahshme me standarte europiane.
Keto hapa do te sillnin stabilitet dhe kthim shprese per te gjithë ,duke i dhenë fund krizes dhe tranzicionit dhe duke na afruar ashtu siq duhet drejt BE.

Të Lidhura

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025

TË FUNDIT

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…
Aktualitet

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…

20 Qershor, 2025

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve
Aktualitet

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve

20 Qershor, 2025

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com