Fillimi i punës dhe angazhimi i forcave politike për reformën zgjedhore, është përshëndetur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila përmes një deklarate të publikuar nga zyra e shtypit e këtij subjekti, ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë si dhe për të dhënë kontributin e saj real në tryezën e thirrur me datë 24 tetor, duke konfirmuar se PLL-ja, në këtë tryezë do të paraqitet me opsionet e veta në funksion të bërjes së një reforme zgjedhore sa më cilësore dhe në përputhje me specifikat dhe kushtet e Shqipërisë.
PLL-ja, dhe një herë me qëndrimin e saj, konfirmon se është një subjekt politik me koherencë dhe vijimësi të qëndrueshme, duke e ndërtuar ekzistencën e saj mbi vizionin e një Shqipërie me premisa thelbësisht demokratik dhe të mbështetur në principet e lirisë së mendimit dhe të përfaqësimit.
Partia Levizja e Legalitetit, si pjese e grupimit të Opozites së Bashkuar, vlerëson gadishmerinë dhe fillimin e punes serioze, nga ana jone, për Reformën Zgjedhore. PLL, sipas njoftimit të marrë sot, për takimin e datës 24 Tetor 2019 ora 9.30, në nivel teknikësh për Reformen Zgjedhore, do të marrë pjesë me një perfaqësues të saj në këtë tryezë. Subjekti ynë tashmë ka gati alternativat e veta për këtë reformë, dhe do i bëj transparente ato në çdo tryezë.
Zyra e shtypit pranë PLL











