Prestigjiozja “France Football” ditën e djeshme ka publikuar 30 kandidatët finalistë për “Topin e Artë”.
Çmimin më prestigjioz për futbollistët do të jepet më 2 dhjetor, ndërsa në listë nuk munguan surpriza.
Në mesin e lojtarëve të përfshirë ishin edhe favoritët si: Lionel Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Neymari mungon në këtë listë për herë të parë që nga viti 2010.
Duke i përshkruar 10 muajt e tij të fundit si pjesë të një “viti të zi”, “France Football” i listoi 8 incidentet për ta sqaruar mungesën e Neymarit.
8 arsyet për mungesën e Neymarit:
23 janar – dëmtim i rëndë i ashtit të shputës së këmbës
6 mars – abuzimi i gjyqtarit në ndeshjen kundër Manchester Unitedit
27 prill – grushtimi i tifozit
6 qershor – lëndimi në kyçin e këmbës ia pamundëson pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës
9 gusht – akuzimi për përdhunim
Afati kalimtar i verës – tentimi i dështuar për t’u kthyer në Barcelonë
14 shtator – tifozët e PSG-së e shprehin zemërimin
13 tetor – një tjetër lëndim me Kombëtaren e Brazilit