InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Një bombë letrare kundër fashistit Peter Handke. Gjermania nderon me çmimin më të lartë Sasha Stanishicin, një anti-Handke

18 Tetor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Një bombë letrare kundër fashistit Peter Handke. Gjermania nderon me çmimin më të lartë Sasha Stanishicin, një anti-Handke

Nga Enver ROBELLI

Sasha Stanishiqi iku nga Vishegradi i Bosnjës në fillim të viteve 90-të. Për të dhe familjen e tij gjithçka ishte tepër. Tepër primitivizëm, tepër nacionalizëm, tepër fashizëm. Tepër tragjedi të shkaktuara nga ultranacionalistët serbë. Sasha Stanishiqi iku në Gjermani. Ai rrjedh nga një familje, siç thuhet, e “përzier”, nga njëra anë serbe, tjetra boshnjake (myslimane).

Në romanin e tij të fundit “Herkunft” (Prejardhja) ai tematizon jetën në Vishegrad, helmin nacionalist, shpëtimin nga helmi në mërgim, jetën pa perspektivë në mërgimin gjerman, rrugën drejt një shkrimtari të suksesshëm. Për këtë vepër Sasha Stanishiqi dje u nderua me çmimin më të lartë gjerman të letërsisë. Elita letrare gjermane u kundërpërgjigj duke e nderuar një anti-Handke.

Ditëve të fundit Stanishiqi është shquar sidomos për një gjë: kundërshtimin militant të Peter Handkes, i cili e mori Nobelin për Letërsi. Kur doli para elitës letrare gjermane për të pranuar çmimin, Stanishiqi tha, pak a shumë, këtë: më lejoni të zemërohem që në Suedi një çmim pak më të rëndësishëm e ka marrë një person që ma ka prishur krejt qejfin për çmimin që po e marrë unë sonte.

“Unë e kam pasur fatin të shpëtojë nga ajo që Peter Handke nuk e përshkruan”, tha Stanishiqi. Pastaj, përmbledhtazi, shtoi: Handke është një rrenacak, një gënjeshtar, një person që e lakon të vërtetën, këtë nuk duhet ta bëjë letërsia. Handke nuk i përmend krimet e Millan Llukiqit, ai thotë se këto krime nuk ka qenë të mundshme të ndodhin, nënvizoi Stanishiqi. “Mua më trondit që diçka e tillë nderohet me çmim letrar. Kisha Katolike e ka uruar Handken. Kjo e shpjegon çdo gjë. Unë gjendem para jush për të kremtuar një letërsi tjetër. Kremtoj 50-përqindëshin tjetër, unë e përgëzoj Olga Tokarczuk-un (autore polake që po ashtu mori Nobelin për vitin 2018, v.j.)», tha Stanishiqi, duke nënvizuar se letërsia e Tokarczuk nuk është e rrejshme dhe cinike, ajo neve lexuesve nuk na shikon si budallenj, duke e paketuar poetikën me gënjeshtra, madje vullnetarisht – si Peter Handke.

Fjalimi i Sasha Stanishiq është ndër fjalimet më politike të mbajtura ndonjëherë me rastin e ndarjes së çmimit më të rëndësishëm letrar gjerman. Ky vendim është i rëndësishëm edhe si mesazh që publiku të mos i besojë një shpifësi si Peter Handke, por shkrimtarëve si Stanishiqi që nuk thotë se e posedojnë të vërtetën, por përherë janë në kërkim të saj dhe, po, kundërshtojnë keqpërdoruesit e letërsisë si Handke.

Tags: Enver RobelliPeter Handke

Të Lidhura

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe
Kulturë

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe

6 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com