InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Kina po heziton të dërgojë tanket, për të shtypur protestat në Hong Kong

17 Tetor, 2019
in Bota, Lajme
A A
Pse Kina po heziton të dërgojë tanket, për të shtypur protestat në Hong Kong

Nga Howard W French “The Guardian”

* Disa dekada më parë, shumë studiues nisën të parashikojnë që me pasurimin e mëtejshëm, Kina do të ishte në prag të ndryshimit të sistemit të saj. Logjika ishte se pas krijimit të një shtrese të re të mesme, politika do të prirej drejt një qeverisjeje më pjesëmarrëse dhe ndoshta më demokratike.

Por ndërsa vazhdoi rritja e lartë ekonomike, dekada e parë e këtij shekulli erdhi dhe iku, pa asnjë sfidë serioze ndaj modelit autoritar të Kinës. Dhe nën udhëheqësin aktual kinez, Xi Jinping, që u emërua president në vitin 2013, gjërat janë ngurtësuar më tepër.

Vitin e kaluar, ai ndryshoi rregullat e zëvendësimit periodik të udhëheqësve, për të qëndruar në krye të vendit deri në fund të jetës. Por sot revolta e pritur prej kohësh e shtresës së mesme ka mbërritur, jo nga vetë Kina, por nga Hong Kongu.

Dhe më shumë se sa çdo problem tjetër me të cilin përballet Kina, kriza e vazhdueshme në këë qytet, mund të përcaktojë vazhdimësinë e Xi në detyrë, dhe drejtimin e vendit të tij gjatë viteve të ardhshme. Problemi i trazirave civile në Hong Kong, është dëshmi e shkëputjes nga epoka post-Mao.

Kjo mund të shihet në Nismën e Brezit dhe Rrugës, një projekt global infrastrukturor, i shpallur nga presidenti Xi. Ose më së afërmi, tek prezantimi i armëve të reja, gjatë paradës ushtarake me rastin e 70-vjetorit të sundimit të Partisë Komuniste, që ishte një shpallje e hapur e synimeve të Kinës, për të rivalizuar fuqinë ushtarake amerikane.

Nën presidentin Xi, Kina ka ndërhyrë shumë më drejtpërsëdrejti në qeverisjen autonome të Hong Kongut. Shembulli më i dukshëm ishte rrëmbimi i librashitësve në Hong Kong, që shisnin libra kritikë ndaj Pekinit, apo dëshmi historike që minojnë ortodoksinë kineze.

Ndërkohë Pekini ka mbështetur një sërë kufizimesh mbi demokracinë e qytetit, çka ka dëmtuar fuqishëm ndjenjën e banorëve të Hong Kongut, se ata gëzojnë një autonomi edhe pse kufizuar ligjore dhe politike, bazuar nën sloganin “një vend, dy sisteme”.

Më e rëndësishmja, këto masa përfshinë ndalimin e kandidatëve politikë pro demokracisë, dhe propozimin në shkurt nga shefja ekzekutive e Hong Kongut, Kerri Lam, të një ligji që shkaktoi edhe protestat e muajve të fundit. Një ligj që lejon ekstradimin e të dyshuarve për krime të ndryshme, nga Hong Kongu në Kinën kontinentale.

Që nga ajo kohë, popullariteti i Lam ka rënë shumë. Veçanërisht, pasi ajo ka deklaruar së fundmi se Pekini nuk do ta lejojë që të tërhiqet nga detyra, një nga kërkesat kryesore të demonstruesve. Bllokimi i çdo rruge që do të lejonte më shumë vetëvendosje nën sovranitetin kinez, sikurse u premtua kur Britania ia ktheu Hong Kongun Kinës në vitin 1997, ka çuar në radikalizimin e dukshëm të popullsisë së ishullit, dhe në një revoltë të shtresës së mesme.

Demonstratat paqësore, kanë nxjerrë rregullisht në rrugë qindra mijëra qytetarë, të moshave, shtresave dhe profesioneve të ndryshme. Situata mund të kishte evoluar më butësisht, nëse qyteti do të trajtohej me më shumë tolerancë. Por logjika e pushtetit qëndror në Pekin nën udhëheqjen e Xi, ka qenë gjithnjë pasja e sa më shumë kontrolli mbi vendin.

Përpjekja për t’i imponuar kufizime më të forta Hong Kongut, rrezikon tani të sjellë të gjitha llojet e dëmeve të padëshiruara. Kjo nis nga radikalizimi i popullsisë së Hong Kongut, dhe vazhdon me dëmtimin e ekonomisë dhe reputacionit të qytetit si “Meka” e biznesit në rajon.

Vetëm në dy javët e fundit, efektet e krizës në Hong Kong u përhapën në një mënyrë të paparashikuar edhe në SHBA. Kur drejtuesi i një skuadre në ligën amerikane të basketbollit, NBA, shprehu përmes Tëitter-it mbështetje për protestuesit në Hong Kong, kompanitë kineze anuluan marrëveshjet e tyre për sponsorizime.

Në një vend ku shumica e njerëzve dinë shumë pak mbi Kinën, kjo ishte hera e parë që shumë njerëz u ndërgjegjësuan për shkallën deri ku Pekini është i gatshëm të shkojë në censurimin e mendimit të lirë, dhe impononimit të konformizmit.

Natyrisht, skenari përfundimtar është vendimi për një ndërhyrje policore ose ushtarake nga kontinenti, në mënyrë që të hiqet dorë nga protestat. Por me çfarë kostoje? Hong Kongu do të humbte përgjithmonë statusin e tij si një qytet global, kozmopolit, dhe atë të një “pate” që prodhon “vezë të arta” për Kinën.

Qëkur ten Hsiao Pini lejoi depërtimin e kapitalizmit në Kinë, Hong Kongu, ka shërbyer si një portë jetike hyrëse për biznesin dhe investimet për vendin. Ai është ende një vend, ku kompanitë e huaja mendojnë se është më e sigurtë të vendosen, për shkak të sistemit të pavarur gjyqësor, dhe një strukture bankare që mundëson një konvertim monetar pa kosto, dhe transferta ndërkombëtare të pakufizuara.

Ndërsa Kina është bërë shumë më e pasur, ajo është bërë më pak e varur nga Hong Kongu në aspektin e investimeve. E megjithatë shumë investime në Kinë, vazhdojnë të kalojnë përmes këtij qyteti. Një ndërhyrje ushtarake në Hong Kong, do të shkatërronte edhe projektin e Pekinit, që Tajvani të pranojë bashkimin me Kinën, në bazë të formulës “një vend, dy sisteme”.

Ngjarjet e kohëve të fundit në Hong Kong, kanë rritur ndjeshëm perspektivën e një fitoreje të radhës së partisë qeverisëse në Tajvan, udhëheqësi i të cilit Tsai Ing-uen është një kundërshtar i fortë i Pekinit. Sidoqoftë, mbetet edhe më e paparashikueshme se çfarë do të ndodhte në Kinën kontinentale.

Një shtypje e e dhunshme e protestave në Hong Kong, mund të ketë pasoja negative për Xi, një udheheqës që është përpjekur të projektojë rreth vetes imazhin e vendosmërisë dhe gati pagabueshmërissë. Sot Pekini pretendon se 1.4 miliardë kinezët, janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj lëvizjes për demokraci në Hong Kong.

Por ky është një pretendim, që mund të besohet vetëm në një mjedis mediatik të kontrolluar nga shteti. Nëse do të përdoren arrestimet masive ose tanket për të shtypur një lëvizje proteste, që synon të sigurojë lëshimet demokratike, anëtarët e shtresës së mesme që janë në rritje të shpejtë në Kinë, do të fillojnë ta shohin këtë jo vetëm si një humbje për Hong Kongun, por si një humbje për shoqërinë e tyre./ The Guardian-Përshtatur nga CNA.al

Të Lidhura

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026
Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026
Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026
Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com