Duke hequr një paralele mes britanikëve që tentojnë të largohen nga BE dhe shqiptarëve të etur për tu bërë pjesë e saj, kryeministri Rama shpjegon se pse Europa është pjesë e ëndrrës sonë.
Në konferencën e përbashkët me homologun italian, Rama ju referua historisë së afër të luftës në Kosovës dhe periudhës së errët të komunizmit për të treguar se shqiptarët nuk e ka historinë një film bardh e zi siç e kanë anglezët.
E megjithatë kryeministri tha se 18 tetori është një datë e rëndësishme për ne, por në të gjitha rrethanat me 19 tetor dielli do të lindë sërish dhe përpjekjet e shtetit shqiptar për të përbushur objektivin e integrimit nuk do të ndalen.
Edi Rama: Dikush që dëshiron të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për të shkurajuar një tjetër që është i dashuruar dhe do të shkojë drejt martesës. Ne jemi në një histori dashurie me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin me gjithë respektin për ta, nuk na shërben si shembuill për të hequr dorë sepse Europa është një marrëdhënie e fortë që është pjesë e historisë dhe ëndrrës sonë. Për ne Europa është ajo që është për etërit themelues të saj, një hapësirë paqeje dhe sigurie.
Ne vimë nga një epokë jo shumë e largët në kohë ku gjendeshim si Koreja e Veriut të Europës. Kemi njohur dhe luftën me sytë tanë, gjysmë milioni shqiptarë braktisën shtëpitë e tyre në Kosovë. Mbërritën këtu kur ne ishim të rritur, të pjekur. Historia nuk është një film bardh e zi si anglezët që shohin Churchill bardh e zi. Është rrugëtimi i vetëm jo për Europën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një vend europian, shtet të së drejtës, në një demokraci europiane. Nuk po kërkojmë një dhuratë, as lëmoshë. Jemi duke kërkuar atë që na përket, kemi bërë atë çka duhet të bënim dhe që na është kërkuar, jo për tu shndërruar në vend anëtar të BE, por për të hapur këto negociata. Më tej do të tregojmë që jemi të gatshëm për tu shndërruar në anëtar, për tu kontrolluar dhe mbikqyrur në çdo hap që do të hedhim.
Në këtë përsëritje të së njëjtës histori, bëni këtë, këtë dhe atë dhe pastaj shihemi vitin e ardshëm, dhe pastaj po e keni bërë këtë dhe atë, por duhet bërë dhe kjo tjetra. Do të ketë gjithmonë një po dhe ajo që mund të shtrohet para montimit apo krijimit të një alibie. Në këto momente shumë prej vendeve që janë anëtare të BE nëse do të ishin në vendin tonë do të kishin të njëjtin problem, nuk do të ishin sjellë më mirë. Data 18 është e rëndësishme, por në datë 19 tetor dielli do të lindë sërish, jeta është e bukur. Nëse nuk do të kemi një po të qartë në 18 nuk do ta marrim parasysh por do të vijojmë. Në fund ky rrugëtim është për ne dhe nuk është se këtë e bëjmë thjesht për Europën.