InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kurti: S’garantoj sukses me Serbinë

15 Tetor, 2019
in InfoPress, Lajme
A A

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për Tv Shenja, ka komentuar takimin me kandidaten për kryeminitre nga LDK, Vjos Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Kurti tha që ka pasur dakordime për krijimin e qeverisë, por që ata kanë deklaruar se janë duke pritur numërimin e plotë të votave, gjë për të cilën ai thotë se s’do të ndryshoj fitorën e VV-së dhe postin e tij për kryeministër.

“Takimi ishte i hapur, kishim dakordim që duhet t’i përgjigjemi vullnetit të qytetarëve për ndryshim të madh se opozita duhet të jetë qeveri.

Formimi duhet të bëhet pa vonesa dhe se pritjet e qytarëve për këtë koalicion janë të larta dhe humbja e kohës në këto vite është brengosëse, prandaj u dakorduam që të kemi fuqizim dhe synimi ynë është të kemi 12 ministri. Jam optimist që do t’ia dalim dhe mos ta kemi atë numër që ka qenë të zëvendës ministrave.

S’kam dilema për rezultatin e zgjedhjeve, ata kanë deklaruar që do ta presin numërimin e votës së fundit që ua ka kufizuar deklarimin e plot mbi situatën pas zgjedhore, rinumërimi dhe votat nga mërgata do ta thellojnë diferencën tonë që s’eshtë e madhe.

Duke qenë se LDK dhe VV kanë pasur një marrëveshje, që subjekti që del i pari e ka pozitën e kryeministrit, atëherë i bie që unë jam kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha kurti.

Sa i përket dallimit të ideologjive në mes partië që drejton ai dhe LDK-së, lideri i VV-së tha se kanë dakordime dhe nuk kanë antagonizma.

“Situata në Kosovë është aq e rëndë, saqë nuk do të mund të thuhej se dallimet mes nesh do të jenë antagonizma, kemi obligim ta dërgojmë PDK-së në opozitë, do të bisedojmë për dakordimin e programeve tona.

S’kemi dallime ideologjike të mëdha, për shkak se LDK s’është parti e djathtë e llojit të Britanisë së Madhe apo Amerikës”.

Kurti foli edhe për sistemin e drejtësisë, kur ai të vie në pushtet.

“Më parë se për peshqit e mëdhenj, bëhet fjalë për peshkaqenë që s’janë aspak të vegjël, vetëm 1 përqind që i ka trajtu sistemi ynë në të kaluarën kanë qenë vepra korrupsioni, prandaj na duhet Ligji i Ri për prokurorinë.

Jam optimist që prokuroria s’do të ketë qasje pasive, por do të hulumtojë, hetojë çdo korrupsion e më së pari atë më të madhin”.

Sa i përket raporteve me faktorin ndërkombëtar dhe takimet me ambasadorët e huaj që ka pasur pas zgjedhjeve, ai tha se është i interesuar t’i thellojë edhe më tej këto bashkëpunime.

“Me 6 tetor foli qytetari dhe populli duke thënë se ndryshim i madh nevojitet në Kosovë. Faktori ndërkombëtar e respekton popullin e Kosovës dhe i bëjnë konform kësaj edhe veprimet edhe deklarimet e tyre. SHBA do të jenë përkrah nesh. Jam i interesuar për thellim të bashkëpubnimit, me NATO-n me BE-në me Gjermaninë, por edhe me Britaninë, Francën e Italinë, se kemi nevojë për miq, aleatë e partner”.

E për dialogun me Serbinë, Kurti tha takimi i ardhshëm do të jetë me parime të larta.

“S’garantoj sukses me Serbinë, por përfaqësim të suksesshëm të Kosovës. Kosova s’do të jetë objekt në tryezë, por do të jetë subjekt palë, e barabartë me Serbinë.

Serbia s’mund të pres prej nesh atë që s’mund ta bëj vet”.

Tags: Albin KurtiSerbi

Të Lidhura

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025
Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë
Lajme

Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë

14 Mars, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com