Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu, ka shpërthyer edhe një herë kundër Gjykatës Speciale, e cila do t’i gjykoj krimet e supozuara të UÇK-së.
Pëmers një shkrimi në facebook, ajo e ka quajtur “Turp” këtë gjykatë, pasi sot është bërë e ditur se është ftuar edhe mjeku i cili ka shërbyer gjatë luftës, Fadil Beka, transmeton “Zëri.info”.
“Dje, sot nesër e përgjithmonë kundër Gjykates Speciale!A do t’i therras një dit gjykata edhe ata qe varrosën te vrarët e te masakruarit nga kriminelet serb??? Vetem edhe ata kanë mbetur pa u gjykuar.,Turp!”. Ka shkruar Musliu në fotografinë e publikuar, ku shihet Beka duke shëruar një të plagosur gjatë luftës.
Kujtojmë se Ganimete Musliu, ishte në mesin e deputeteve e cila nuk e kishte votuar në Kuvend formimin e kësaj gjykate./Zëri.info/