InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Hapet bar-restoranti i parë amerikan që shërben marijuanë

13 Tetor, 2019
in Bota, Lajme
A A
Hapet bar-restoranti i parë amerikan që shërben marijuanë

Në Los Anxhelos është hapur lokali i parë në Shtetet e Bashkuara që shërben marijuanë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Angelina Bagdasaryan vizitoi këtë biznes të ri dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Ky bar/restorant me produkte marijuane në menu sapo ka hapur dyert për konsumatorët.

Disa nga artikujt në menu: bukë e thekur me avokado apo pije me lëng selinoje, shërbehen me një porcion kanabis.

Personeli thotë se lokali frekuentohet nga një klientelë e përzier.

“Janë nga të gjitha shtresat. Nga të gjitha moshat. Nuk mund të identifikohet ndryshe, përveçse njerëz që u pëlqen marijuana,” thotë një punonjëse.

Megjithëse në shumë shtete shitja e marijuahës shihet me dyshim dhe ndeshet në rezistencë si dhe vazhdon të mbetet e paligjshme në bazë të ligjit federal, në Kaliforni marijuana për zbavitje u bë e ligjshme që në 2016.

Por, ky është bar-restoranti i parë dhe deri tani i vetëm që shërben marijuanë në Shtetet e Bashkuara. Nuk është vështirë ta gjesh ku është, radha e gjatë e njerëzve te dera e bën të dallueshëm.

Lokali u shërben vetëm klientëve mbi 21 vjeç. Punonjësit dhe rojet në lokal ndjekin me vëmendje klientelën për të garantuar që askush nuk e tepron, pasi policia mund të arrestojë persona që ngasin makinën kur janë nën ndikimin e marijuanës.

“U sugjerojmë klientëve të kontaktojnë kompanitë e transportit të pasagjerëve Uber dhe Lyft, sidomos në rastet kur dikush e ka tepruar në konsum dhe duam të garantojmë se do të gjejnë një formë të sigurtë transporti,” thotë punonjësja Stephanie D’Oleo.

Në bazë të ligjit, lokali nuk mund të gatuajë ushqime të përziera me kanabis. Klientët porosisin ushqim, pije si dhe marrin një porcion me kanabis së bashku me porosinë.

Kamarierët provojnë menunë para se t’ua shërbejnë klientëve, në mënyrë që të ofrojnë rekomandime lidhur me sasisë e marijuanës që shkon me atë pjatë.

“Shikoni rrotull. Të gjithë njerëzit janë të gëzuar, të uritur dhe po kënaqen pa masë,” thotë punonjësja D’Olio.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar pronarëve të vënë filtër që era e marijuanës të mos bezdisë banorët përreth.

Autoritetet lokale thonë se kanë marrë 300 kërkesa nga biznesmenë të tjerë për të hapur lokale të ngjashme./oranews/

Të Lidhura

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025
Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve
Bota

Trump nënvizon Nigerinë si ‘vend nën vëzhgim’ për dhunë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025
Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025
Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet
Bota

Trump vuri ultimatum/ Hamasi: Gati të lirojmë pengjet

4 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme
Aktualitet

Jorida Tabaku: Paqja fiskale e qeverisë është amnisti për borxhlinjtë e mëdhenj, padrejtësi ndaj bizneseve të ndershme

7 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 7 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 7 Nëntor 2025

7 Nëntor, 2025

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com