InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘I dhamë Ramës projektin për votimin elektronik, ai bënte plane me Tom Doshin, Avdylajt dhe Gjiknurin!’

25 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
‘I dhamë Ramës projektin për votimin elektronik, ai bënte plane me Tom Doshin, Avdylajt dhe Gjiknurin!’

Nga konferenca për mediat e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Pyetje: Z. Basha. Propozimi juaj i sotëm për të ngritur një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore e çon diskutimin në pikën zero, ndërkohë që ka një afat të vendosur të paktën nga SHBA…Edhe Gjermania vendos reformën zgjedhore si një prej kushteve. Flisni për reformë gjithpërfshirëse, por nuk doni që të përfshihet opozita në Kuvend.  Ç’ju bën optimist të besoni se edhe nëse mazhoranca do ta pranonte këtë strukturë të posaçme, votat e opozitës në Kuvend do të ishin pro?

Lulzim Basha: Së pari dua të them se përkushtimi ynë është t’i japim fund krizës politike. Dhe në këtë kuadër edhe Reforma Zgjedhore ka rëndësinë e saj. Pikërisht për të sinjalizuar gatishmërinë tonë, për të dhënë kontributin tonë në realizimin e kësaj reforme, kemi marrë pjesë sot në këtë tryezë dhe kemi bërë të ditur qëndrimin tonë.

I rëndësishëm është produkti, cilësia e produktit. Natyrisht , nxitimi për të prodhuar një produkt sa më shpejt, lidhet edhe me shqetësimin real për legjitimin e institucioneve dhe përgatitjen sa më shpejt të zgjedhjeve, qofshin këto zgjedhje lokale, që Bundestagu i bën të qartë se duhen bërë sipas ligjit të ri zgjedhor, qofshin zgjedhjet e  parakohshme parlamentare si një domosdoshmëri për të kapërcyer krizën politike.

Por mbi të gjitha vullnet politike. Rregullat siç janë të shkruara sot, nëse ndiqen pikë për pikë, garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Në që qoftë se ligji dhe korniza zgjedhore zbatohet, atëherë këtu nuk ka vend për lojëra fjalësh. OSBE/ODIHR është i qartë.

Opozita e ka treguar vendosmërinë e saj, prej majit 2016 që i ka paraqitur propozimet e saj. Pengesa e vetme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,  pengesa e vetme për një reformë zgjedhore që do të përfshirë transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave, garantimin e lirisë së votimit, votimin elektronik,pengesa e vetme  është provuar të jetë Edi Rama dhe kjo qeveri. Janë ata që e mbajnë peng reformën zgjedhore, janë ata që e mbajnë peng Shqipërinë drejt Europës.

Opozita shqiptare ka bërë më shumë se çka bërë ndonjë parti në historinë 30-vjeçare të pluralizmit.

Në dhjetor të vitit të kaluar ne i dhamë Edi Ramës autoritetin që të bënte gati projektin pilot për votimin elektronik. Kush e kishte fajin, Lulzim Basha?! Opozita?! Jo, fajin e kishte ai që planifikonte bashkë me Tom Doshin, Avdylaj, me bandat më të rrezikshme kriminale të vendit, me Taulant Ballën, me Damian Gjiknurin, që prapë të kandidonte persona me rekorde kriminale të shkatërronte procesin zgjedhor.Këtë e  kupton çdo kush. Përgjegjësia jonë tani është t’i japim fund kësaj krize me koston më ët vogël dhe që kjo krizë të mos përsëritet më kurrë, kurrë që një parti politike dhe një individ i vetëm të kapë të gjitha institucionet.

Të Lidhura

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025
Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com