InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

CDU-CSU, kushte per negociatat: Pa zgjidhjen e krizës politike, s’ka integrim

24 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
CDU-CSU, kushte per negociatat: Pa zgjidhjen e krizës politike, s’ka integrim

Grupimet politike që qeverisin Gjermaninë CDU-CSU, kanë vendosur që negociatat për Shqipërinë të hapen vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, të cilat lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira. Në një rezolutë të miratur për Shqipërinë, te cilën RTV Ora e ka siguruar, dy grupimet politike gjermane theksojnë se pa zgjidhur krizën politike është e vështirë për Shqipërinë të nisë negociatat me BE. Gjithashtu në rezolutë kërkohet ngritja e shpejtë e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një vendim mbi ligjshmqërine e 30 qershorit.

Dy formacionet kryesore politike gjermane CDU-CSU, kanë vendosur që ti thonë “po” në parim hapjes  se negociatave për Shqipërinë, por ato të nisin vetëm pas plotësimit të 9 kushteve.

CDU-CSU, propozon që procesi i hapjes negociatave të shtrihet në dy faza, ndërsa do të verifikohet përmbushja e kushteve në terma aftashkurtër dhe afatgjatë.

“Do të ketë një proces me dy faza ku Shqipëria do të vlerësohet përpara konferencës së parë të zgjerimit e cila parashikohet të mbahet në janar nëqoftëse ka plotësuar kushtet afat-shkurtra. Vetëm nëse Shqipëria i ka plotësuar këto kushte, atëherë do të ketë një diskutim në konferencën e parë të zgjerimit për të vendosur nëqoftëse do të procedohet me hapjen e negociatave”.

Dy grupimet kryesore politike gjermane në rezolutën për Shqipërinë të cilën RTV Ora e disponon,  theksojnë se vendi ynë është në një krizë të brendshme politike të rëndë, ndërsa drejton këtë thirrje bashkë me një parlajmërim të fortë.

“Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që menjëherë të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer sa më shpejt këtë krizë përmes dialogut politik, sepse përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të bëhet në mënyrë.”

CDU-CSU, thekson gjithashtu se nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kërkon që reforma zgjedhore të vazhdojë aty ku ka ngecur që në dhjetor 2018-ës.

“Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin kryesisht paqësore; megjithatë mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.”

Dy grupimet politike gjermane analizojnë situaten politike e ligjore në vendin tonë, ndërsa i kërkojnë organeve të drejtësisë procedime të shpejta për ata që vërtetohen se janë përfshirë në blerje votash.

Një kusht tjetër thelbësor për gjermanet është edhe ngritja dhe funksionimi i institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë.

“Prokuroria ka ndërmarrë një hetim kundër atyre që akuzohen për blerje votash; megjithatë, deri  tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti. Duhet të filloje menjehere ndjekje penale dhe procedurat ligjore kunder atyre qe faktohen te perfshire ne  blerje votash.”

CDU-CSU, ndalet edhe tek debati për ndryshim kufinjsh, ndërsa thotë se deklaratat politike dhe përpjekjet për bashkimin e popullatës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nën Shqipërinë e Madhe mund të çojnë në konflikte të paparashikueshme në Ballkanin Perëndimor.

Ato duhet të ndalen menjëherë sepse këto përpjekje do të ishin të papajtueshme me anëtarësimin në BE dhe do të çonin  në ndërprerjen e negociatave të anetarësimit.

Të Lidhura

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com