InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aleatët, 7 kërkesa Bashës për bashkëpunimin opozitar. Zbulohet platforma për marrëdhënien e re brenda kampit

24 Shtator, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Aleatët, 7 kërkesa Bashës për bashkëpunimin opozitar. Zbulohet platforma për marrëdhënien e re brenda kampit

Aleatët e Partisë Demokratike i kanë propozuar Lulzim Bashës pak ditë më parë një platformë idesh me 7 pika, që ka si pikësynim institucionalizimin e raportit me PD-në.

Ideatori kryesor i kësaj platforme idesh ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Aleatët e vegjël kërkojnë që të krijohet një tryezë ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/ kryetarësh, drejtuar nga PD ku secili të jap propozimet e veta për Reformën Zgjedhore apo për tema të ndryshme.

“Tryeza të caktojë takimet me grupet e interesit, përcaktimin dhe organizimin e grupeve të punës për platformën dhe reformat që kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Reforma Zgjedhore dhe mbështetja e reformës për një drejtësi të pavarur, qëndrim i unifikuar i opozitës për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët.

Mediu-Aida-Shtino12

Propozimet të paraqiten me shkrim brenda 10 ditëve”, thuhet në platformën e aleatëve. Dalja nga kriza politike është objektivi kryesor i bashkëpunëtorëve të Bashës. Ata propozojnë ngritjen e një grupi pune për t’u takuar me ndërkombëtarët. Ky grup pune do të duhet të përgatisë një dokument për t’ia prezantuar ndërkombëtarëve, në të cilin të përfshihen raportet e ODHIR, DASH etj.

“Përgatitja e një materiali ku të përfshihen: Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild, VOA etj., shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës. Dialogu për zgjidhjen e krizës së rëndë politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza. Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet”, shkruhet më tej në draftin me idetë.

Pjesë e kësaj platforme është edhe krijimi i senatit politik, që përfshin figura politike, qeverisëse dhe figura intelektuale dhe të shquara, brenda dhe jashtë vendit. Platforma synon edhe ngritjen e Këshillit të deputetëve, ishministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive, çka duket si një derë që hapet për emrat e njohur të së djathtës, që janë larguar në mëri me lidershipin.

“Të ngrihet Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive. Të kemi një grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës, të analizojnë punën e qeverisë, të bashkëpunojnë me strukturat për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, janë disa nga propozimet.

Ajo që bie në sy në këtë platformë që i është propozuar kryedemokratit Basha nga aleatët, është edhe afrimi i ish-ministrave dhe ish-kryetarët e bashkive në legjislaturat e kaluara. Detyra e tyre, sipas aleatëve, do të jetë të ndjekin gjithë praktikat ligjore që dalin nga grupet e punës, të analizojnë punën e qeverisë, si dhe të bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror.

INSTITUCIONALIZIMI I VENDIMMARRJES SË KRYETARËVE TË KOALICIONIT
Takim minimumi 1 herë në 2 javë i kryetarëve.
Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/ kryetarësh, drejtuar nga PD, e cila të mblidhet një herë në javë
Përgatisin agjendën e veprimit të opozitës
Takimet me grupet e interesit
Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat
Reforma Zgjedhore dhe mbështetja e reformës për një drejtësi të pavarur
Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
Të gjitha partitë e koalicionit të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore
REFORMA ADMINISTRATIVE
Grup pune për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, që përgatit takimet me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj.
Grupi të përgatisë një material ku të përfshihen: Raporti i ODHIR, i DASH për krimin dhe trafiqet, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
Dialogu për zgjidhjen e krizës së rëndë politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
Bashkëpunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.
KRIJIMI I SENATIT TË OPOZITËS
Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura intelektuale të artit, mjekësisë, universiteteve, kulturës, me figura të shquara, që janë jashtë vendit.
Afrimi i intelektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.
Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.

Të Lidhura

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025
I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025
Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025
Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025
Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025
PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com