Kryeminsitri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me prefektët e vendit në ministrinë e Mbrojtjes, i ka bërë kritika prefektit të Durrësit.
Sipas Ramës, Prefketi Roland Nasto nuk ka bërë punën e tij mbrëmë dhe ka urdhëruar që kjo gjë mos të përsëritet.
Kryeministri u shpreh se sot njerëzit duhet të akomodohen në 700 shtretër dhe dritat duhet të jenë të hapura në kohë.
‘E dyta mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marr unë me dritat e stadiumit, kjo nuk është gjë e mirë. Prandaj sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 shtretër në kovaleshencën e mbrojtjes në dispozicion. Tërmetin nuk e parashikon dot askush. Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Prandaj duhet t’u ofrojmë gjithcka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion’, tha Rama.