InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga një kryeministër i fuqishëm në një president pijanec/ Kush është në të vërtetë Millosh Zeman, që nuk pëlqen Kosovën?

12 Shtator, 2019
in Artikuj, Bota
A A
Nga një kryeministër i fuqishëm në një president pijanec/ Kush është në të vërtetë Millosh Zeman, që nuk pëlqen Kosovën?

Millosh Zeman, edhe përkundër faktit se si president i Çekisë ka vetëm rol ceremonial, deklaratat e tij për shqyrtimin e mundësisë së tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës, kanë zënë vend nëpër të gjitha mediat e botës, shkruan Gazeta Express.

Por kush është në të vërtetë Millosh Zeman, presidenti kontrovers i Çekisë?

  • Ai ka lindur më 28 shtator të vitit 1944
  • Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Pragës
  • Në pranverën e vitit 1968 në Pragë ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste, më pas në vitin 1970 ishte dëbuar nga partia pasi kundërshtoi okupimin e Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës.
  • Në sistemin shumë partiak, ai u bë fillimisht anëtar i Partisë Social Demokratike çekosllovake, më pas kishte marrë drejtimin e saj në vitin 1993, duke e shndërruar atë në partinë më të fortë në vend.
  • Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ishte zgjedhur Kryeministër i Republikës së Çekisë
  • Në 2003-ën kishte humbur zgjedhjet presidenciale dhe ishte mposhtur nga Vasllav Klaus.
  • Në vitin 2007, ishte larguar nga Partia Socialdemokrate, dhe dy vjet më vonë kishte themeluar Partinë për të Drejtat Qytetare.
  • Në vitin 2013 është bërë president i Republikës Çeke, në raundin e dytë të zgjedhjeve, por partia e tij merr një goditje të madhe parlamentare në vitin 2017 dhe nuk hyn dot në parlament.
  • Në vitin 2018, Zeman mposht një kandidat të pavarur, akademikun Jiri Drahos, në raundin e dytë dhe fiton një mandat të dytë presidencial

Në këtë shkrim të BBC-së, edicioni në gjuhën serbe, Zeman përshkruhet edhe si një kritik dhe intelektual, që më pas është shndërruar në një njeri që ndan shoqëritë.

Në Çeki nuk dinë se si ta përshkruajnë rrugëtimin e tij politik.

“Shumë do ta etiketojnë atë si të majtë pasi që drejtoi Partinë Socialdemokrate si kryeministër, por as ai nuk është i majtë, madje as partia e tij. Unë të paktën mund ta përshkruaj si popullist”, ka thënë gazetarja Sofia Kodriç, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për temperamentin e Zemanit, gazetarja çeke thotë se ai shpeshherë ka pasur në shënjestër edhe gazetarët, të cilët i ka sulmuar.

“Ai nuk i toleron kritikat, kjo është edhe arsyeja pse ai është shumë negativ ndaj gazetarëve”, ka shtuar tutje Kordiç.

Image result for Millosh Zeman

Paraqitjet e Zemanit para mediave, publiku çek i konsideron si të ndikuara nga alkooli, ndërkohë thonë që ai bën edhe gabime diplomatike dhe nxitje politike.

Përveç kësaj, kritikave ndaj tij i shtohet edhe lidhja me një pasuri të dyshimtë të ardhur nga Lindja, rajon ndaj të cilit është shumica e shteteve euro-atlantike është shumë sensitive.

“Ka një rreth biznesmenësh që sillen rreth Zemanit, e që ai po tenton t’i ndihmojë, veçanërisht në tregjet e Kinës dhe Rusisë”, thotë një profesor nga Instituti i Shkencave Politike në Pragë.

Në këtë shkrim Zeman përshkruhet edhe si njeri i padëgjueshëm. Sipas Kushtetutës së Republikës së Çeke, ai duhet të bashkëpunojë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Toma Petricek, për çështje të rëndësishme, në publik ai shpesh shfaqet me qëndrime diametralisht të kundërta. Çështja e Kosovës, është vetëm një prej shumë pikave të konfliktit, përfundon ky shkrim i BBC-së. /GazetaExpress/

Të Lidhura

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026
Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026
Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com