Dietat pa mish po rriten gjithnjë e më shumë në preferencat e njerëzve në gjithë botën, dhe vetëm në Britani 1.7 milionë njerëz po “shmangin” mishin sipas raporteve.
Së fundmi një studim i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oxford, ka dalë në përfundimin se vegjetarianët janë shumë më të rrezikuar nga një trombozë e mundshme sesa personat që hanë mish.
Ato kanë vëzhguar rreth 50 000 njerëz për 18 vite dhe besojnë se shkak është mungesa e vitaminave të marra nga mishi.

Sipas studimit, vegjetarianët kanë 20 për qind më shumë prekshmëri nga goditja celebrale, e cila ndodh në momentin kur gjaku i një arterieje nis të rrjedhë në tru.
Studiuesit shprehen se përgjegjës për të gjithën këtë është niveli i ulët i disa vitaminave kryesore, përfshirë B12-n.