Pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila paralajmëroi kontrolle të befasishme në shkolla gjatë vitit të ri shkollor, kanë ardhur një sërë reagimesh nga mësues të ndryshëm, të cilët e kanë konsideruar paradoksale deklaratën e ministres, e cila jo vetëm që nuk njeh realitetin arsimor në Shqipëri, por me politikat e saj, po thellon dështimin e sistemit në tërësinë e tij.
Ministrja Besa Shahini tha se nga 9 shtatori, në 240 shkolla të vendit do të realizohen “inspektime të rastësishme”, por, me këtë deklarim ka ngjallur reagime të shumta në komunitetin e asrimtarëve, dhe njëri prej tyre, mësuesi Altin Meçja, i është kundërprgjigjur ministres përmes profilit të tij facebook, duke nxjerrë në pah të vërtetën trishuese me të cilën përballet infrastruktura shkollore në ven: “Kjo rilindesja e koheve moderne, nuk interesohet qe 70 % e shkollave nuk kane uje, dhe tualete per nxenesit.
Ja reagimi i plotë që vjen nga mësuesi Altin Meçja:
Ne nje video te ministres sime te Arsimit, na thote qe do nxjerre inspektime dhe kontrolle te befasishme per mesuesit.
Kjo sorositja e vogel nuk na thote asgje, per infrastrukturen e shkollave, ku nxenesit e pastrojne vete shkollen bashke me mesuesit, ose e paguajne vete pastruesen.
Kjo rilindesja e koheve moderne, nuk interesohet qe 70 % e shkollave nuk kane uje, dhe tualete per nxenesit.
Kjo zonja vogel nuk thote asgje qe e shkatarruan arsimin me kurrikulat e tyre gjoja pilote.
Ministrja nuk na thote asgje as per copezimin ne 61 drejtori arsimore, ku e kthyen arsimin si ne kooperativa bujqesore.
Nuk na thote asgje per rritjen e rrogave dhe honorareve per mesuesit.
E dini pse nuk thote gje ?
Sepse nuk e ka haberin fare ne keto pune, thjeshte eshte nje vegel qorre e sorosit ne duart e Rames.
Dhe ne fund, po dole nga shkolla jone vish ate fustanin me pika.
Mqafsh mu tha tezja se te shkon shume. AM
