Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me gjurmët e gishtave të Agim Kajmakut, ku thoshte se është dërguar një kërkesë ku i kërkohet atij të dorëzojë gjurmët duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende për shkak se shërbimi postar ka ngatërruar adresë, Posta Shqiptare reagoi duke i hedhur poshtë pretendimet e organit qëndror të akuzës.
Lidhur me këtë reagon edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Sipas tij, pra s’ka Ramë prokuror, postar, kryeministër që e mbron dot Kajmakun. Perandoria e krimit po shkaterrohet duke zene poshte ate qe e ngriti, pikerisht Edi Ramen.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
“Jane marrosur aq shume dhe zhytur ne llumin e te inkriminuarve dhe korruptuarve, sa ka filluar dhe Rama te pergenjeshtroje Edi Ramen! Eshte gati te beje gjithcka per pushtet dhe para.
Per te mbrojtur Kajmakun, Edi Rama nxori prokurorine t’ia hidhte fajin postes. Pasi i ngeci ky mashtrim, sepse shenjat e gishterinjve mund te merren lehtesisht ne sistemin e paisjes me pasaporte, Rama pasdite nxorri posten te pergenjeshtroje prokurorine.
Pra s’ka Rame prokuror, postar, kryeminister qe e mbron dot Kajmakun. Perandoria e krimit po shkaterrohet duke zene poshte ate qe e ngriti, pikerisht Edi Ramen.
Largimi i tij eshte sot ceshtje kombetare. Me Edi Ramen ne krye eshte ne rrezik Shqiperia, Kosova dhe cdo shqiptar”.











