InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ndryshimet në legjislacionin grek, çfarë përfitojmë emigrantët shqiptarë

5 Shtator, 2019
in InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Ndryshimet në legjislacionin grek, çfarë përfitojmë emigrantët shqiptarë

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin lejen biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera. Edhe pse me vonesë, shteti helen ka adoptuar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit. Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit.

“Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji (zona të sigurisë, etj.); të drejtën për të ushtruar veprimtarinë për të cilën kanë marrë vizën hyrëse; kushtet e punësimit, përfshirë limitin minimal të moshës për punë, konditat e punës, përfshirë kushtet e pagës dhe të largimit nga puna, orarit të punës, të lejeve dhe ditëve të pushimit, si dhe kërkesat lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtarinë sindikale, sipas legjislacionit kombëtar, lirinë e grumbullimit, të aderimit dhe pjesëmarrjes në shoqata punonjësish apo punëdhënësish apo çdo lloj shoqate profesionale, përfshirë avantazhet që ofrohen nga këto organizata ndërmjet të cilave të drejtën e negocimit dhe lidhjes së kontratave kolektive, të gjitha këto, me rezervën e dispozitave që lidhen me rendin publik dhe sigurinë publike”, – thuhet në nenin e ndryshuar 21A të Kodit të Emigracionit.

Në këtë të fundit gjithashtu bëhet me dije se emigrantët shqiptarë në Greqi do të kenë përfitime edhe për sa i përket edukimit dhe kualifikimit profesional, njohjes së diplomave dhe aftësive të tjera profesionale, dispozitave të legjislacionit kombëtar lidhur me degët e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, aty ku ekzistojnë marrëveshje dypalëshe, emigrantët e pajisur me lejen biometrike do të marrin edhe pagesën e pensionit të pleqërisë në nivelin që parashikon legjislacioni kombëtar apo legjislacioni i vendeve anëtare të BE-së.

Sakaq, ata do të kenë akses në asetet dhe shërbimet që disponohen për publikun, përfshirë procedurat për sigurimin e strehimit dhe të shërbimeve të informacionit dhe konsulencës që ofrojnë shërbimet e punësimit. Këta punonjës shqiptarë do të përfitojnë edhe nga avantazhet tatimore, me kusht që të konsiderohen se kanë banesë tatimore në territorin grek. Punonjësit që transferohen në një vend të tretë ose trashëgimtarët e këtyre punonjësve që jetojnë në një vend të tretë dhe përfitojnë të drejta prej tyre, marrin pensionet e ligjshme që u takojnë në bazë të punësimit të mëparshëm, me të njëjtat kushte si dhe kur punonjësit vendas shkojnë në një vend të tretë. /G.SH

Të Lidhura

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online
Sociale

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

10 Prill, 2025
Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?
Sociale

Cilat janë “divorcet gri” gjithnjë në rritje?

8 Prill, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e premte 25 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 25 Korrik 2025

25 Korrik, 2025

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025

24 Korrik, 2025

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com