Gazetari i njohur, Rexhep Polisi ka reaguar ndanj postimi fyes që analisti Alfred Lela ka postuar në faqene tij të Facebook pas një shkrimi të publikuar në Gazetën RD kundër Lelës. Lela në vend që të reagonte me argumenta ndaj shkrimit të Polisit është munduar ta fyej atë, duke publikuar edhe një foto krah kryeministrit duke vërtetuar katërcipërisht ato që shkruante Polisi.
“Per Xhepin pa Polis dhe xhepat e tjere te dërrdërrit te katundit: kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll.
Tani, hajde gjeje se kush eshte Krishti! Por secili, per guret qe do hedhe vete, ka guroren e vet te marrinave”, shkruan Lela në faqen e tij në Facebook duke publikuar edhe një foto me kryeministrin Rama.
Ndërsa Polisi i është përgjigjur duke i kujtuar se nuk i bën fresk askujt dhe e bën gjumin rehat…
“Një analist, burrë qëmoti, por me mbiemër femre, paska shkurtuar emër-mbiemrin tim, tepër i ngazëllyer se, “ia ka arritur qëllimit të më fyej”. Ky analist që nuk e di se ç’është lajmi pasi nuk ka shkruajtur asnjë të tillë në jetën e tij gazetareske, në vend që të merret me argumenta për shkrimin që kam publikuar ndaj tij, gërmon të gjejë fjalë fyese…
Unë nuk hedh asnjë pikë dyshimi për këtë burrë-analist nëse ka ndonjë të përbashkët me mbiemrin e tij prej femre, por po i kujtoj se nuk i bëj fresk askujt dhe e bëj gjumin rehat…”, shkruan Polisi.













