Ditët e fundit, ka shpërthyer një konflikt në mes ish-deputeti Eduart Ndocaj dhe Erik Fullanit, djalit të ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ky konflikt, me bazë denoncimin nga ana e “kaubojsit” të jetës së shfrenuar që bën Eriku, i cili shfaqet në statuset e tij me sjellje ekstravagande dhe me gjeste mjaft pozante që dëshmojnë luksin dhe mirëqënien e tij, ka sjellë një kundëpërgjigje të djalit të ish-guvernatorit i cili i ka telefonuar Ndocaj duke e fyer dhe duke e shantazhuar.
Nuk është ndalur me kaq ky konflikt, por ditën e sotme, sërish “kaubojsi” përmes një video-komunikimi ka sqaruar arsyen e postimit të tij të pak ditëve më parë, duke informuar ndjekësit, se ai ka marrë shkas nga përgjegjësia që ndjen si qytetar, pasi askush nuk mund të të tallet me mundin dh edjersën e shqiptarëve, sic ndodh në rastin e Erikut.
Dihet botërisht, nënvizon Ndocaj, se pasuria e Erikut vjen nga megavjedhja që ia ti i bëri Bankës së Shqipërisë, ndaj dhe forma të tilla ekstravagande, duke fshirë hundët me euro, sic jemië mësuar ta shohim shpesj Erikun në rrjete sociale, janë dëshmi e karagjozllëkut dhe talljes që këta hajdutë u shfaqen si me karshillë shqiptarëve.
” Unë nuk e kam ndërmend të hesht”-thekson Ndocaj në video-komunikimin e tij,-“por do e vijoj këtë përplasje, sepse nuk ndjej ti kem asnjë borxh familjes Fullani, por është e kundërta, pasi qurrashi Erik më ka telefonuarduke më fyer mua dhe familjen time, si dhe më ka shantazhuar me forma dhe mënyra kërcënuese”.
“Dua ti bëj të njohur familjes Fullani, se kodi etik, si dhe kodi moral i shoqërisë shqiptare nuk lejon fyerjen e familjes, ndaj dhe qëndrimi im është i papajtueshëm me arrogancën e tyre, duke qenë korrekt me premtimin tim se unë do e përshkallëzoj betejën time me cdonjërin që shfrytëzon dhe vjedh pasuritë publike të shqiptarëve”, përfundon video-mesazhi i “kaubojsit”.