InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Europës

27 Gusht, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Tirana, kryeqyteti më i ndotur i Europës

Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.

Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për tëhuajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnë apo do të shpërngulen.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës është Shkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatë pjesës së parë të viti.

Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më të ndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.

Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare të Bashkimit Europian renditet Napoli, i cili është në vend të gjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e 9.

Qyteti më pak i ndotur i Europës, sipas vlerësimit të Numbeos është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i cili ka shënuar për 6-mujorin e 2019-s vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet të tjera që janë pak të ndotura ndër të tjera janë Rekjaviku, kryeqyteti i Islandës, Zyrihu në Zvicër, Stokholmi, Malmo dhe Gothenburg në Suedi, Vjena në Austri dhe Kopenhageni në Danimarkë, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes, shkruan ‘monitor’. Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Europian.

Indeksi i ndotjes nga Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënë ndotjes së ajrit dhe më pas peshës së ndotjes së ujit, dy ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes.

Image

Të Lidhura

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com