InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“I dënuar në Greqi”, PD kërkesë Prokurorisë, nxjerr emrin e një tjetër kryebashkiaku të arrestuar

22 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“I dënuar në Greqi”, PD kërkesë Prokurorisë, nxjerr emrin e një tjetër kryebashkiaku të arrestuar

Partia Demokratike i ka bërë një kërkesë Prokurorisë që të nisë verfikimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas PD-së “kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.”

Kjo pasi “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Njoftimi i PD-së

Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e dekriminalizimit. PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut të Vorës.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
Ndër të tjera, theksohet fakti se për 12 vjet me radhë, Agim Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi, megjithëse ka jetuar aty disa vjet me një emër tjetër.
“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD në kërkesën për verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, që mban.
Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, per te cilin prokuroria nuk ka akoma një përgjigje, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.
“Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Të Lidhura

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025
Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025
Tirana rrethohet nga zjarret
Aktualitet

Tirana rrethohet nga zjarret

12 Gusht, 2025
Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Pati shkelje të të drejtave të njeriut gjatë ndalimit të Metës

11 Gusht, 2025
I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse
Aktualitet

I vihet tritoli ndërtesës fantazmë në Vlorë, 32 kg lëndë plasëse

11 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 15 Gusht 2025

15 Gusht, 2025

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com