Shkodra është ngritur përsëri në protestë pasditen e sotme. Qindra qytetarë kanë rrethuar komisariatin e policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD, Arvit Bushati.
Qytetarët e kanë nisur protestën në orën 19:30 dhe kanë paralajmëruar se nuk dio të tërhiqen nga protesta derisa të lirohet kreu i FRPD.
Policia ka nisur arrestimet në Shkodër pas protestës së zhvilluar sot kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak.
Njoftimi është bërë nga Partia Demokratike e Shkodrës, sipas të cilës policia ka kryer disa arrestime pas përplasjes që pati sot me qytetarët që mbështesnin PD.
“Mes të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati”, thuhet në njoftim.
