InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PROFIL/ “Politika na sjell dhe individin e duhur”. Mark Babani, njeriu që suksesin e kërkoi dhe e gjeti falë familjes dhe punës së palodhshme

19 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
PROFIL/ “Politika na sjell dhe individin e duhur”. Mark Babani, njeriu që suksesin e kërkoi dhe e gjeti falë familjes dhe punës së palodhshme

Përtej “hijes së rëndë” të pamjes autoritariste dhe peshës paragjykuese të votimeve të 30 qershorit, biseda me kreun e ri të bashkisë Vau-Dejës ishte ekzaltuese dhe impresionuese, pasi përveçse fisnik dhe burrëror, ishte objektiv në këndvështrime dhe në arsyetime problematikash dhe më kryesorja se në intenstitetin e madh të punëve rutinë, ai gjen kohë për të bashkëbiseduar me ne, duke e konsideruar median aleat të çmueshëm në promovimin dhe bashkërendimin e një vizioni që do i shërbejë në tërësi banorëve të kësaj bashkie.

Mark Babani, nuk ishte një emër i panjohur për komunitetin vendas, pasi prej vitesh ai ishte një sipërmarrës në një ndërmarrje që ka kaluar kufijtë shqiptarë.Vjen nga nje familje e ndershme dhe punëtore, cilësi këto të mjaftueshme për të rritur besimin e banorëve, se qasja e tij ndaj komunitetit, është shërbimi dhe përkushtimi, ndryshe nga shumë syresh, që e mendojnë karrigen si mjet për të arritur qëllimet plaçkitëse… !!!

Ka të punësuar mbi 500 punonjës në një nga fabrikat e tij. Është njeri i thjeshtë, që ka ruajtur dhe ka mbajtur kontakte të përditshme me banorët, i lindur dhe i rritur me hallet dhe problematikat e tyre. U ka qëndruar pranë, sa herë kanë pasur probleme, si dhe është treguar i gatshëm të ndihmojë në raste fatkeqësisht e dramash të tjera sociale, duke nxjerrë në pah dhe karakterin e tij human.

Me kryetarin Babani, ne zhvilluam një bashkëbisedim të shkurtër, për të cilin gjejmë rastin në emër të redaksisë ta falënderojmë për predispozicionin e tij, si dhe për komunikimin e çlirët që ofroi, duke na sigurar se ai do të ketë një bashkëpunim të sinqertë me median, në dobi të komunitetit, me qëllim rritjen e transparencës publike për aktivitetin e bashkisë.

Më pas, kreu i ri i bashkisë në mënyrë racionale ndalet në piketat zhvillimore dhe aspektet ndërhyrëse, duke u fokusuar më së shumti në planet emergjente të bashkisë, sic janë: infrastruktura, bujqësia, blegtoria, frutikultura, dhe më e rëndësishmja nxitja e punësimit, përmes shfrytëzimit të potencialeve natyrore të zonës.

“Besoj në aftësitë e mia menaxheriale. Ky besim është shtysa dhe frymëzimi im për realizuar objektivat e shpalluara. Duke parë problematikat e shumta në bashki, pa një orientim të duhur, me një infrastrukturë të mjeruar që lë për të dëshiruar, duke parë bujqësinë dhe blegtorinë që sjell mundësi të mëdha, por sot le për të dëshiruar. Në tre muajt e parë të mandatit tonë, ne do të kryejmë ndërhyrjet më emergjentë në infrastrukturë. Iniciativa që kam marrë është të zhvillojmë bujqësinë si në të gjithë Europën”, thotë Babani.

“Zona e Barbullushit, dhe pjesë e malit të Jushit dhe Trushit janë hambari i bashkisë sonë për drithëra dhe prodhime bujqësie ka problematikë përmbytjen dhe masa e parë që do marrim është pjesa e kullimit dhe vaditjes që janë kryesore për zhvillimin e zonës. Duhet një planifikim i mirë i fermave blegtorale se ku duhen ndërtuar. Kemi zona të përkyera për frutikulturë. Të rinjtë tanë punojnë në Torino me frutikulturën, kanë eksperiencën që mund ta aplikojnë në tokat tona”, shtoi ai.

Babani ka një projekt për të nxitur rritjen e punësimit në zonë, duke shfrytëzuar potencialet natyrore të zonës.

Hartimi i dokumente strategjike të bashkisë që do të mundësonin krijimin e një vizioni të qëndrueshëm dhe afatgjatë për zhvillimin e bashkisë, është një tjetër sfidë e imja”, nënvizon Babani;” dhe për këtë do më nevojiten specialistët më të mirë, gjë e cila nuk i mungojnë kësaj bashkie”, vijon argumentin e tij kreu i sapozgjedhur i bashkisë Vau-Dejës.

Në lidhje me të ashtuquajturin ‘spastrim politik” të punonësve, Babani përgënjeshtroi cdo insinuatë apo zhurmë mbi këtë fenomen, duke garantuar punonjësit e shërbimeve dhe nëpunësit e administratës, se për atë është e rëndësishme cilësia dhe efikasiteti i shërbimit ndaj komunitetit. Specialistët të jenë të qetë dhe të vijojnë punën normalisht, duke rritur performancën e tyre, pasi për ne është e rëndësishme konsolidimi i vlerave dhe potencialeve profesionale, si dhe arritja e një stadi të qëndrueshëm të administratës, duke e mbajtur larg politikës”, – thekson kryetari Babani.

”Sot Laçi i Vaut të Dejës është një qytet që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Mundësia e punësimit në këtë qytet është e pamundur, kjo popullsi do të punësohet ose në bashki, ose në ndërmarrjet shtetërore. Pra, na duhet një strategji për këtë pjesë dhe ne kemi afër një liqen nga më të bukurit në Europë, për të cilin askush nuk ka patur ide se cfarë mund të prodhojë ai. Liqenin duhet ta bëjmë të lundrueshëm, sepse turizmi kështu do të pësojë rritje. Nëse në fshatrat e vjetër si Lisna, Karma, rikosntruktojmë shtëpite e braktisura, ne kemi mundësinë që gradualisht t’ju krijojmë shpresën banorëve me këto lloj biznesesh turistike”, thekson Babani.

Tek bisedës me të i vjen fundi, ti kupton, se kur do, politika na sjell dhe individin e duhur si Kryetarin aktual Mark Babani, model i një shoqërie, njeriu që suksesin e kërkoi dhe e gjeti fale familjes dhe punës së palodhshme.

I urojmë punë të mbarë e suksese!

Tags: kryetarMark BabaniVau Dejes

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij
Bota

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij

7 Gusht, 2025

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025
Horoskopi

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com