InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha, pas teatrit kontratë edhe me unazën e re: “Ndjekje penale pë ata që abuzuan”

17 Gusht, 2019
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A

“Rishikim i projektit dhe dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut”. Këto janë angazhimet që ka marrë Partia Demokratike e cila firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën në mbrojtje të shtëpive të tyre.

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” – thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet.

Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD angazhohet që në momentin kur do të jetë në qeveri, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në kontratë thuhet se ndërtesat do të legalizohen brenda 6 muajve nga momenti i ardhjes në pushtet dhe pezullim për legalizimin të pronave që preken nga projektet publike, duke i dëmshpërblyer me vlerën e tregut.

Ndërsa pika tjetër, që është edhe pika e gjashtë dhe e fundit e kontratës, ka të bëjë me angazhimin e PD për të ndëshkuar çdo akt korruptiv me Unazën e Re. “Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”- thuhet në kontratën mes PD dhe Grupimit të banorëve të Unazës së Re, ku bëjnë pjesë edhe banorë të prekur nga devijimi i Lumit të Lanës.

Të Lidhura

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit
Horoskopi

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

29 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 29 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 29 dhjetor 2025

29 Dhjetor, 2025

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Aktualitet

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

28 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com