LEFTER GOXHAJ..DHE SKERDIILAJD LLAGAMI.RANE HEROIKISHT .NE BETEJAT PER MBROJTJEN E NDERIT KOMBETAR.
TIRANA ,QE SA VITE NUK PO GJENE NDONJE VEND PER VENDOSJEN.E SHTATOREVE TE DESHMOREVE TE ATEDHEUT, EQE RANE NE ALTAR DUKE MBROJTUR TROJET DHE KOMBIN SHQIPETAR .
NE PO I KERKOJME SHTETIT SHQIPETAR QE NGA VITI 2001TE NA GJEJE VENDIN PER NGRITJEN E SHTATORES SE KOMANDANT TELIT DHE KOMANDANT SHPENDIT .POR SIDUKET TE GJITHA QEVERITE DHE MINISTRITE E KULTURES TE SHTETIT SHQIPETAR QE NGA AJO KOHE VENDIN E PASKAN REZERVUAR PER TI NGRITE NE PJEDESTAL.TE VRARET E POLITIKES SE ERDOGANIT..SI AKT I SHEMTUAR DHE SHUM MAKABER . … ..ËSHTË PËR T’U BRENGOSUR
Hamdi Ndrecaj-PANTERI Shkrim me shkas
Më 10 2016, Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Tiranës solemnisht u bë promovimi i enciklopedisë gjithëkombëtare me 2 500 dëshmorët e luftërave të UÇK-së, “Bardhësitë e atdheut”, të autorit, reporterit dhe veteranit të luftës së UÇK-së nga Kosova, Afrim Mustafës.
Në përurimin e veçantë, të organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Dega e kësaj shoqate në Tiranë, merrnin pjesë mysafirë të shumtë, familjarë të dëshmorëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, shkrimtarë, gazetarë, publicistë, bashkëluftëtarë, veteranë, invalidë, por edhe gjeneralë të ndryshëm të luftërave: UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Kosovën Lindore dhe UÇK-së në Maqedoni.
Krejt në rregull deri këtu! Por, ftesa për pjesëmarrje në promovim të këtij LIBRI MONUMANTAL kishin edhe autoritetet e shtetit shqiptar, po ashtu edhe pushtetarët e Kosovës, e si për çudi ndalem e pyes: Pse këta të mjerë s’iu përgjigjën ftesës?! S’e besoj se janë frikuar, sepse janë trima, po ashtu s’e besoj se s’patën kohë, sepse kohë kanë madje edhe tepër “për punë të tjera”. E atëherë përse s’morën pjesë në promovim?!!!!! O shok, mik e vëlla, nuk morën pjesë sepse s’janë atdhetarë as shqiptarë të vërtetë! Vetëm kjo është përgjigjja ime për ta.
As një milimetër s’e luaj fjalën që e thashë për këta pseudopatriotë. Për këtë arsye është për t’u brengosur! Në promovim “TË BARDHËSIVE TË ATDHEUT” morën pjesë te gjithë komandantët e të tri luftërave çlirimtare. Por puna vazhdoi për mrekulli edhe pa PUSHTETAXHINJTË.
I vetmi ishte Pandeli Majko, që me një telegram urimi, që e kishte dërguar, e përshëndeti promovimin! Faleminderit prej Tij shumë….. A të tjerët as me fjalë, as me letër!??? Fjalën e parë referuese për enciklopedinë e përmasave gjithëkombëtare e mbajti gjenerali i luftës së UÇK-së dhe i Ushtrisë Shqiptare, Spiro Butka, i cili veprën enciklopedike gjithëpërfshirëse të Mustafës e vlerësoi si, kapitalin më të veçantë dhe më të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe kudo, ku ndodhen nëpër botë. “Jemi këtu për ta nderuar një vepër të llojit të veçantë dhe një autor, po ashtu të veçantë.
‘Bardhësitë e atdheut’ është një kurorë dhe emblemë e luftërave tona të lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së, prandaj kemi nderin që sot, në Muzeun tonë Kombëtar në Tiranë, ta përurojmë këtë kryevepër shumë madhore në shqiptari”, ka thënë gjeneral Butka. Më pas gjeneral Butka foli edhe për rëndësinë e rritës, zhvillimit dhe përkthimit sa më të shpejtë të enciklopedisë mbarëshqiptare, ”Bardhësitë e atdheut”, dhe dërgimin e këtij kapitali shumë të veçantë, kudo nëpër botë. Manifestimi i udhëhequr shkëlqyeshëm nga e bija e komandantit të njohur Lefter Koxhaj-“Teli”, Rexhina Myrta, vijoi me fjalën e poetit dhe luftëtarit të tri luftërave, Behram Hotit. “Enciklopedia gjithëkombëtare, ‘Bardhësitë e atdheut’, është vepra më prezantuese për të gjithë dëshmorët, sepse në radhë të parë, vetë autori, Afrim Mustafa, ishte bashkëluftëtar dhe njohës i shumë dëshmorëve e çlirimtarëve nga të tria luftërave të UÇK-së: në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni.
Autori ishte reporter i luftës së UÇK-së qysh në fillet e saja çlirimtare në Drenicë, Nerodime, Pashtrik, ku dha kontribut të veçantë gjatë lavdisë sonë…”, ka thënë Hoti. Në vazhdim referoi njëri ndër atdhetarët dhe poetët e njohur, profesor Agim Doçi, të cilin opinioni mbarëshqiptar e njeh si “Poeti i UÇK-së”, pasi ai i ka shkruar këngët më të famshme të lavdive tona çlirimtare… Poeti Doçi, pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, ka thënë: “Duhet ta nderojmë dhe falënderojmë në mënyrë të veçantë reporterin e luftërave të UÇK-së, autorin e enciklopedisë gjithëkombëtare, ”Bardhësitë e atdheut”, Afrim Mustafën, për veprën madhore që na ka sjellë pas punës së tij shumëvjeçare.
‘Bardhësitë e atdheut’ është vepra, e cila, edhe në Amerikë do ta krijonte realitetin tonë të dëshmorëve dhe të tri luftërave të UÇK-së. Kjo vepër shumë madhore, madje, nëse do të ishte e përkthyer dhe e shpërndarë në botë, edhe atje ku bëhej gara e famshme, Trump – Clinton, do ta ndryshonte edhe rezultatin atje”. Promovimi vazhdoi me fjalën e Ismail Selmanit, i njohur me emrin “Komandant Mala”, i cili ka deklaruar: “Vepra madhore enciklopedike e Afrim Mustafës, ‘Bardhësitë e atdheut’ na bën përherë krenarë dhe madhorë, pasi aty autori ka përfshirë të gjithë dëshmorët e të tri luftërave të UÇK-së”.
Mala ftoi institucionet që ta financojnë ribotimin dhe përkthimin e enciklopedisë gjithëkombëtare “Bardhësitë e atdheut”. Referimi vijues në promovim u prezantua nga veprimtari i njohur shqiptar, Ilir Shkëmbi, njëherësh kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut (OKDA), Dega Tiranë, i cili ka thënë se “Afrim Mustafës i kemi borxh të gjithë shqiptarët. Autorin e librit të përmasave të papara, duhet ta përkrahim, ndihmojmë dhe ta nderojmë për veprën kapitale dhe shumë madhore”.
“Premtoj se, në Tiranë do të kemi edhe promovime të tjera vijuese të enciklopedisë gjithëkombëtare, ‘Bardhësitë e Atdheut’, madje edhe më masive”, ka theksuar Shkëmbi. Në fund të promovimit foli vetë autori Afrim Mustafa, i cili në mënyrë gjithëpërfshirëse, prezantoi punën 15-vjeçare të hulumtimit, përgatitjes, shkrimit dhe botimit të veprës gjithëprezantuese me të gjithë dëshmorët e kombit të të tri luftërave të UÇK- së, “Bardhësitë e atdheut”. Autori iu bashkua kërkesës së të gjithë referuesve të këtij promovimi, por edhe të promovimeve të mëparshme se, urgjentisht institucionet tona në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi dhe kudo tjetër, duhet ta financojnë ribotimin dhe përkthimin e veprës me njerëzit më të lavdishëm dhe më të dinjitetshëm të kombit tonë – dëshmorët.
Në këtë promovim morën pjesë familjarë të dëshmorëve nga anë të ndryshme të shqiptarisë, si: Rabija, bashkëshortja e “Komandant Telit”, kryetari i OVL të UÇK-së për Ferizaj, Rafiz Sejdiu, familjarë të dëshmorit të kombit, profesor Selim Berishës nga Barileva e Prishtinës, të dëshmorit profesor Bejtush Gërbeshi nga Sllovija e Lypjanit, të dëshmorit nga Tirana, Skerdilajd Llaghami-“Shpendi”, luftëtarja e njohur si “Malësorja” nga Ferizaj…
Të pranishëm ishin edhe: poetët Qazim Berisha nga Prishtina dhe Rrahman Hyseni nga Medvegja e Kosovës Lindore, shkrimtari i njohur, Sefedin Xhafolli, komandanti i njohur, Hamdi Ndrecaj nga Maqiteva. e Ferrandes, profesor Zymer Mehani nga Llapi, poeti Ismail Hoxha nga Tirana, veprimtarja Sadije Gurmani nga Tirana, poeti Aziz Bytyçi, poeti Hajrush Redenica, veprimtarët: Selvetja dhe Fata nga Mitrovica, Afrim Isufi, Milaim Mjaku e shumë të tjerë… Pushtetarët nuk e panë të arsyeshme për të marrë pjesë në këtë promovim, sepse u pajtuan me turpin…..
E punët qe besa po shkojnë edhe më keq…..Bashkia e Tiranës nuk e lejuaka edhe sot e gjithë ditën ngritjen e Shtatores së Skerdiald Llagamit-Komandant Shpendit, i rënë në luftë në Iliridë më 2001! Vërtet edhe qytetarët e rëndomtë, por edhe ish-koamndantët dhe ish-ushtarët e UÇK-ve pyesin me të drejtë: Pse Tirana në sheshet e saj nuk lejon ngritje të shtatoreve të dëshmorëve të UÇK-së? Ata ranë për një Shqipëri të Bashkuar.
Në frymën e kësaj që u tha, unë Komandant PANTERI kërkoj me këmbëngulje nga organet gjegjëse të shtetit shqiptar që, pikërisht për Komandant TELIN dhe për Komandant SHPENDIN të ngriten shtatore në Tiranë……. (Pse shtatorja e Komandant Shpendit që dy vjet e pret Ministrinë e Kulturës së Bashkisë së Tiranës?
Pse për këtë shtatore nuk ka vend në truallin Amtar?!!!!) Zot, vetëdijësoji shqiptarët! Vetëdijësoji pushtetarët tanë, ose lërna fare pa ta në çast e më parë!.