Nga, Drita Lamaj/
Në ketë periudhë kohore me vakuum pushtetesh ligjore e morale që krijohet nga rënia,ndodhin fenomene që nuk mund të quhen ndryshe përveç se #krizë #morale e asaj shoqerie, pasojat e së cilës i duhet kohë e gjatë shoqerisë t’i eliminoj. Kjo krizë manifestohet në dy rrafshet:
- I padituri dhe jokompetenti merr detyra që nuk i takojnë, në forma që bien ndesh me normat ligjore e morale;
- Ai që merr përgjegjësi të caktuara, nuk i kryen ato, ose i kryen në formen më të keqe;
- Ai që i besohet një çeshtje, e keqperdorë atë;
- Si zyrtari ashtu edhe qytetari kur nuk shef pushtet të ligjit dhe të papërfillshëm atë të moralit, sapo t’i ipet mundësia keqpërdorë;
Ne keto rrethana me këto kategori, ardhmja e vëndit është goxha e pashpresë, pasi përkundër rritjes së nivelit të shkollimit të gjeneratave të reja, shumica prej tyre fatkeqësisht nuk dallojnë nga hajdutët senior, pasi qe edhe këto gjenerata po bëhen poaq keqpërdorues sa të vjetrat.
Dallimi i vetëm është në shuma(pra varesisht tek çfarë shume kanë pasë qasje këto dy kategori, aq është dallimi)pra, nuk ka shpresë së këto gjenerata do sjellin ndryshime të mëdha për të mirë, se ose sistemi ka prodhuar ketë kategori të diturish të pamoralshëm.