InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ky turp duhet të na skuqë përditë”, Basha kujton 31 vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela. Ja mesazhi i fortë

10 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
“Ky turp duhet të na skuqë përditë”, Basha kujton 31 vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela. Ja mesazhi i fortë

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka kujtuar sot me nje mesazh te forte 31 vjetorin e varjes me vendim partie, te poetit, mësuesit dhe intelektualit Havzi Nela.

“Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhëti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!”-shkruan Basha.

Postimi i Bashës

31 vjet më parë, diktatura gjakatare vari në qytetin e Kukësit poetin, mësuesin dhe intelektualin Havzi Nela. Vrasja barbare u krye nga diktatura komuniste në agun e triumfit të demokracisë në gjysmën komuniste të Europës, me një vendim politik, me një qëllim kriminal dhe të studiuar: të bënte shembull misionarin e mendimit të lirë, intelektualin e lirë, shqiptarin që donte të kthehej aty ku i takonte, në Perëndim.

Në vendimin politik të varjes së Havzi Nelës, në dokumentacionin e varjes, në mizorinë e ekzekutimit të aktit dhe në propagandën që shoqëroi këtë turp për të gjithë shoqërinë, lexohen pengesat që hasim akoma sot për avancimin e vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, që është në fakt rruga jonë drejt normalizimit. Aty mes rreshtave të këtij dokumenti makabër lexohen edhe detyrat që ende s’i kemi bërë, e rrjedhimisht edhe pengesat e pritshme që na dalin përpara.

Zëri i lirë i poetit u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër grabitjes së pronës, kundër zvetënimit të vlerave individuale, për hir të interesave të tarafit, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë familjare dhe atdhetare në emër të ideologjisë së klikës, e cila vjedh, helmon e kërcënon, që askush të mos bëjë zë.

Dita e sotme duhet të jetë një ditë refleksioni për të gjithë. Turpi kombëtar dhe ndërkombëtar që ne si shoqëri regjistruam 10 gushtin e 1988-s, kur lejuam në heshtje dhe kokulur varjen me vendim partie të një poeti, kur pranuam të depersonalizuar dhe në tradhëti të rëndë ndaj dinjitetit personal dhe kombëtar që banda gjakatare ta bënte shembull kujtimin e tij rrugëve të Kukësit, dhe kur gjithçka e justifikuam me vendime të nënshkruara nga baballarët politikë dhe biologjikë të krerëve të bandës aktuale që prapë shtyp, vjedh dhe dhunon Kukësin dhe mbarë Shqipërinë, ky turp duhet të na skuqë përditë, derisa pendesën dhe reflektimin ta tregojmë me vepra!

Përsëritja do e zhyste shoqërinë tonë në fatalitet, do na rreshtonte përfundimisht në ato bashkësi të destinuara të mos mësojnë nga historia e tyre e rrjedhimisht të gllabërohen nga spiralja e ndëshkimit dhe e zhbërjes.

Kam bindjen se një shoqëri vitale si e jona nuk ka për t’u ndalur vetëm në evokimin e turpit të 10 gushtit të 1988-s. Poeti Havzi Nela është therori që do na ndihmojë ta kapërcejmë pengesën që po hasim në tejkalimin e tranzicionit drejt një shoqërie demokratike europiane.

Flijimi barbar i poetit që i këndonte lirive të Perëndimit, na kujton se metastazat e klikës së avazeve dhe metodave të despotizmit gjakatar oriental që na sundonte në 1988-n, janë mes nesh e janë përhapur, duke shfrytëzuar brishtësinë e tranzicionit.

Beteja deri në fitoren e idealit të një shoqërie të lirisë dhe dinjitetit individual është beteja për të drejtën, është edhe pendesa dhe reflektimi i amanetit të Havzi Nelës. Librat e shenjtë na rrëfejnë se duhet të ndjekim të drejtën, pa reshtur, pa mëdyshje, pa u lodhur.

Në këtë vigjilje të së Kremtes së Sakrificës, s’ka akt më kuptimplotë sesa të nderojmë kujtimin dhe sakrificën sublime të Havzi Nelës, këtij apostulli të demokracisë shqiptare, dhe të zotohemi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm!

Të Lidhura

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 23 Tetor 2025

23 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com