3 vjet me parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rende e ndodhur në landfillin e sharrës administruar nga Bashkia e Tiranës
Babëzia për të vjedhur e grabitur kudo dhe me cdo gjë e Erjon Veliajt ia mori jeten një të riu vetëm 17 vjec
Trupi i Ardit Gjoklajt u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit. 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve në Sharrë, me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
3 vjet dhe drejtësia nuk vepron
Drejtësia nuk vepron sepse ua mbyllën gojën paratë e pista të Erjon Veliajt, abuzuesi me i madh që ka njohur Shqipëria me imazhin e fëmijeve dhe përgjegjës për vdekjen e një të mituri
Erjon Veliaj nuk hetohet sepse drejtësia e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.
Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për cdo të ri për të mos harruar.
Na kujton cdo ditë se Erjon Veliaj nuk e ka problem të vrase për dy leke me shumë. Na kujton se cfarë drejtësie kemi, na kujton se cfare monstra-politikanë kanë kapur shtetin
Gjaku i Arditit është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmone nga drejtimi i vendit të këtyre politikave që jeta e të tjereve për ta vlen një grusht lekësh.
Ne nuk do ta harrojmë Arditin! Pa vënë drejtësi për të nuk do të kete paqe në këtë vend.