InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kot s’përdridhesh Edi, përgjimet janë varri yt i hapur!

6 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Departmenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo kur shpalli z. Dako dhe familjen e tij non-grata, në fakt vulosi falimentimin politik të z. Rama. Akuzat për z. Dako i dhanë të drejtë të gjitha pretendimeve të opozitës, e cila pretendon se z. Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur ato me ndihmën e krimit të organizuar.

Fjalët, që z. Rama vazhdon të thotë dhe shkruajë përçart, nuk kanë asnjë vlerë. Sepse, sido që ta shikosh, ky vit është një nga vitet më të rëndë politik të historisë së demokracisë, pas vitit 1997. Pas datës 30 Qershor koha ka filluar të ecë në kundërkohë.

30 Qershori ishte një datë, e cila nuk ndau përgjysëm vetëm vitin 2019, por ndau pergjysëm edhe gjithë fatin politik, ligjor dhe ndoshta fizik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ajo çfarë ka bërë qeverisja dhe pushteti para dhe pas 30 Qershorit janë një veçse një përpjekje për të mbuluar skandalin e përgjimeve që zbuloi krimin e vjedhjes së votave.
30 Qeshori e ka futur Edin në spiralen pa kthim të mbulimit të këtij krimi, për të cilin jemi të gjithë të bindur, sepse e keni dëgjuar me veshët tonë nga BILD dhe Zëri i Amerikës.

Nëse para 30 Qershorit i bëri peshqesh në ‘tepsi’ Shqipërisë gjithë kriminelët dhe trafikantët në qeverisje, kapjen e sistemit gjyqësor, kapjen e institucioneve, në datën 30 Qershor ai hodhi në erë gjithçka.

Pas 30 Qershorit, pushteti në Shqipëri nuk njeh më as presidentin, të vetmin institucion të pakapur nga kryeministri, i vetmi institucion legjitim kushtetues të zgjedhur nga parlamenti shqiptar.

30 Qershori pushkatoi përfundimisht institucionet e shtetit shqiptar, hodhi në erë drejtësinë , mohoi dekretin e presidentit, i bëri qesharakë diplomatët e huaj dhe mbi të gjitha la vendin të qeveriset nga deliri i një njeriu që ka bashkëpunuar më kriminelët më të rrezikshëm dhe që po vazhdon të bëjë gjithçka për të mbuluar krimin e tij.

Kështu, nën makthin e njeriut të dështuar, që kriminalizoi gjithë shoqërinë, Edi Rama ka filluar një fushatë absurde kundër presidentit, një luftë qesharake kundër shezllongjeve, me qēllim mbulimin e krimit të shēmtuar të vjedhjes së zgjedhjeve. Ai jo vetëm nuk i lëshoi bashkautorët në krim si Dako, Gjiknuri , Balla, Ulsiu, por i gradoi ata nga hajdutë të zgjedhjeve, në shenjtorë të zgjedhjeve.

Mobilizoi për këtë një makineri të tërë shtetërore. Ministritë me në krye ministrinë e Lleshit, u kthyen në shtabe elektorale dhe të dhënat personale të shqiptarëve përfunduan në kompjuterët e njerëzve që donin të mbulonin masakrën elektorale me vota.

Votues të identifikuar dhe anonimë, votues të blerë, votues të dhunuar nga banditë, nëpunës të trembur të administratës, nëpunës të tredhur të bizneseve private dhe një medie e tërë mercenare, u vunë në rresht në 30 Qershor, por prapë nuk ia dolën.

Dëmi që kishte bërë publikimi i përgjimeve ishte tashmë i parikuperueshëm.

Dalja e rezultateve zgjedhore 30 ditë me vonesë, ku numri i pjesëmarrësve u trefishua më urdhër partie në fund të procesit, dëshmoi ndëshkimin me braktisje që i bënë shqiptarët këtij turpi.

Por, sigurisht z. Rama nuk ishte i shqetësuar për fitoren, sepse zgjedhjet i kishte të fituara, ngaqë praktikisht nuk kishte kundërshtarë.

Atij i duhej me çdo çmim 30 Qeshori për t’i dhënë një përgjigje dhe alibi të fortë përgjimeve , pra për t’i amnistuar ato në emër të popullit.

Por, ai nuk ia doli dot. Populli nuk ia fali. Ai thirri në krim Bibën e KQZ dhe e mbylli këtë histori me procedurë. Kur kërkon të mbulosh një krim me një krim tjetër, e thellon krimin.

Mandatet e grabitura publikisht nuk iu njohën as nga raporti paraprak i OSBE/ ODIHR dhe së fundmi morën një goditje fatale nga Sekretari i Shtetit, numri dy i Shtëpisë së Bardhë , Mike Pompeo , i cili akuzoi publikisht krahun e djathtë të z. Rama , z. Vangjush Dako si të korruptuar .

Ky vendim i DASH, dhe deklarata më pas e z. Palmer , i cili në asnjë moment nuk përmendi opozitën, por shigjetoi drejtpërdrejtë numrin dy të socialistëve si të korruptuar, ia ka thelluar ankthin z. Rama.

Pasi mendoi se nëpërmjet dhunës politike dhe institucionale mund të eliminonte kundërshtarin, ai mobilizoi një tufë lakenjsh të tij brenda opozitës për të zhurmuar deklaratën e OSBE/ODIHR, e cila në deklaratën e saj paraprake nuk i njohu si zgjedhje, por si votime, që nuk u zhvilluan në interesin e qytetarëve.

Në sinkronizim të plotë Patozi dhe Jozefina, me urdhër të padronit të ri Rama, sulmuan publikisht Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj z. Basha.

Nuk u funksionoi as kjo, edhe pse disa emra anonimë që hiqen si antarë të opozitës në mënyrë të turpshme flasin njësoj si Rama kur i referohen 30 Qershorit, pa i përmendur kurrë përgjimet dhe grabitjet e mandateve.

Ndërkohë kriza ekonomike po bën kërdinë. Edi në vend të merrej me një qasje realiste ndaj situatës dhe të kërkonte një zgjidhje racionale për të lehtësuar barrën e kësaj krize, ka filluar të bëjë edhe njëherë ‘xhonglerin’.

Ka filluar të flasë me zë të ulët dhe në dukje i patrazuar, për një ekonomi që i ka rezistuar krizës, ndërkohë që në vend po bie zija e bukës dhe vendin e kanë braktisur rreth 500 000 shqiptarë. Ka filluar të flasë për rritje ekonomike dhe investime, ndërkohë që ai ka mbytur buxhetin në borxhe me PPP-të dhe nëse nuk mbledh edhe qindarkat e fundit me anë të Braçe socialistit, nuk do të ketë para pas as për rroga.

Shumë vetë nuk e kuptojnë pse ngazëllehet kaq shumë ky njeri me këtë situatë. Ka vetëm një arsye, frika nga përgjimet.

Me logjikën e tij tashmë të verbuar, ai mendon se duke folur për suksese, duke folur për arritje dhe mirëqenie, duke folur për fitore në zgjedhje, dhe mbi të gjitha për mbështetje ndërkombëtare, ka arsye t’i harrohen përgjimet dhe turpi i 30 Qershorit.

Gjithçka që ka bërë e ka bërë me këtë qëllim, mbulimin e skandalit të përgjimeve. Ai ka urdhëruar vjedhjen e mandateve, promovimin e bashkautorëve në krim në majë të hierarkisë socialiste, entuziazmin qesharak për krizën ekonomike, dhe në fund vendosmërinë e tij për një president të Partisë Socialiste, si e vetmja garanci, që ai ka për të pastruar krimin e kobshëm që zbuluan përgjimet.

Ky është bilanci tronditës që shkaktoi mosmarrja e përgjegjësisë për përgjimet. Prej datës 28 Janar, datë kur Zëri i Amerikës publikoi dosjen 339, ky gjashtë mujor ka qenë i gjithi një periudhë kohore që nuk punoi asnjë ditë për shqiptarët, por vetëm për të shpëtuar pushtetin e Edi Ramës nga krimi i zdhedhjeve që ka bërë.

Por, nuk ia doli dot! Përgjimet kanë ngelur ende si varr i hapur që po pret kufomën. Askush nuk ia fal atë krim. Ai nuk e mbulon dot, sado e fortë qoftë propaganda e tij. Rreziku i vetëm është se duke mos e pranuar këtë përgjegjësi, ai dhe kriminelët pranë tij do të vazhdojnë të bëjnë krime të tjera më të rënda për të mbuluar këtë krim, ashtu siç bënë në 30 Qershor.

Kjo, ka për të ndodhur ,nëse ne do t’i lejojmë !

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com