InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare

5 Gusht, 2019
in Aktualitet, Lajme, Sociale
A A
Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare

Rastet e mashtrimit të individëve apo bizneseve që mashtrohen nga individë të panjohur për të devijuar transfertat bankare për llogari të këtyre të fundit janë shtuar së fundmi në vend.

Në kuadër të parandalimit dhe informimit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka dhënë detaje për mënyrën sesi funksionojnë këto tipologji dhe çfarë duhet të kenë parasysh bizneset dhe individët që të mos bien pre e mashtrimeve.

“Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit parandalues në vend, informon subjektet e ligjit, individët dhe personat juridikë në vend se kohët e fundit konstatohet një rritje e rasteve të mashtrimeve me tipologji kryesisht të ndërhyrjes nëpërmjet komunikimeve elektronike të disa individëve/personave juridikë (klient banke) nga individë të panjohur, me qëllim devijimin e transfertave bankare në llogari të personave të përfshirë në mashtrim.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të jashtëligjshme në postën elektronike të klientëve të bankës, këta të fundit udhëzohen me pretekste të ndryshme (auditimi, probleme me organet fiskale) që të ndryshojnë të dhënat e përdorura për transfertat (nr. i IBAN) duke u paraqitur si përfaqësues legjitimë të kompanive, me të cilët ata kanë marrëdhënie biznesi në nivel ndërkombëtar.

Në këto raste, klienti e merr të mirëqenë këtë mesazh dhe kryen pagesën në një llogari tjetër bankare, e cila kontrollohet nga personat e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm. Në momentin kur klienti kontakton me kompaninë përkatëse (për arsye të ndryshme si mosdorëzim malli etj.) kupton që ka qenë viktimë mashtrimi, pa pasur mundësi rikuperimi të fondeve pasi ato tërhiqen menjëherë nga mashtruesit.

Këto skema mashtrimi kanë prekur individë dhe biznese në vendin tonë, të cilët kanë pësuar humbje në vlera të konsiderueshme monetare dhe në këtë kontekst sa herë që konstatohen ndryshime në rrjedhën normale të procesit të pagesave në nivel ndërkombëtare, është e nevojshme që të ketë një komunikim paraprak (me telefon, faks, email) me kompanitë partnere për t’u siguruar që ndryshimet janë bërë për arsye legjitime dhe miratohen prej tyre paraprakisht, përpara se të vijohet me transferimin e vlerave monetare” thuhet në sqarimin e DPPPP.

Kjo është hera e parë pas shumë kohësh që kjo drejtori bën një sqarim të tillë publik dhe thirrje për kujdes të individëve dhe bizneseve. Edhe tipologjia e mashtrimeve duket të jetë e re, ndërkohë që më herët, në raportin e saj vjetor të vitit 2018, kjo drejtori publikoi një seri tipologjish të tjera./Monitor/

Të Lidhura

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025
Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025
Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj
Show Biz

Neda Balluku thyen heshtjen, pranon ndarjen nga partneri saj

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com