Toni Gogu që u zgjodh dje Kryetar i Këshillit Bashkiak ose ndryshe “Parlamenti i Tiranës”, është pikërisht pastori i Dëshmitarëve të Jehovait, që kurorëzoi në martesë çiftin Veliaj-Xoxa në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014. Që prej fillimit të qeverisë së dytë Rama ai mban detyrën e zv/ministrit të Drejtësisë.
Por nga dje pastori i Veliajt është dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Ai u propozua nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë dhe u votua nga 58 socialistë (61 anëtarë ka gjithsej këshilli).