InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha nga Prrenjasi: Shqiptarët në varfëri. Ja politikanët jetojnë në luks do vihen në pranga (Emrat)

31 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Basha nga Prrenjasi: Shqiptarët në varfëri. Ja politikanët jetojnë në luks do vihen në pranga (Emrat)

Kreu i opozitës Lulzim Basha, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Prrenjas deklaroi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.

Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.PROMOTED CONTENT

Mgid

Kujdes! Parazit i ri vrases i trupit!The BactefortMenyra per te vrare parazitet e trupit per 15 minutaThe BactefortThe Most Liked Instargram Photos You Will Ever SeeHerbeautyKim Kardashian Is Obsessed With Kanye’s New CollectionHerbeauty

‘Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujërat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në luks dhe përvetësojnë miliona euro’, – theksoi Basha

‘Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës. Asnjë ofertë zhvillimi përveç grabitjes së bregdetit nga Saranda dhe Himara në Shëngjin e Velipojë. Milot-Balldreni, Unaza e Re janë po ashtu grabitje me ligj e dhjetëra miliona eurove nga Edi Rama.’

‘Bashkë me 85% të shqiptarëve që duan ndryshim, do ta largojmë këtë bandë. Vendi i tyre është para drejtësisë me pranga në duar, nga i pari tek i fundit. Fundi i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të korruptuar e të lidhur me krimin është fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa’ – deklaroi lideri i opozitës.

‘Ne e dimë që në fund të kësaj rruge nuk do të kemi vetëm rrotacion politik por do të kemi fundin e tranzicionit dhe Partinë Demokratike në krye të aleancës sonë qeverisëse për të hapur rrugën e standardit të vërtetë europian, për të bërë realitet Shqipërinë e standardit europian në çdo fushë. Largimi i Edi Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm. Vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër mund të garantojë votën e qytetarët. Ne e dimë se me votë të lirë dhe të ndershme, Rama është larguar, PD është në krye të qeverisjes së ardhshme të vendit, – u shpreh Basha.

Shefi i opozitës nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrojtur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.

‘Ne do të qëndrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor.  Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë’, – deklaroi kreu i opozitës.

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor.

Me zgjedhje të lira, theksoi Basha, shumica ‘Rama ik’ do ti japë jetë një programi ekonomik për të rimëkëmbur ekonominë e Shqipërisë dhe për të mbajtur përmes punësimit në vendin e tyre të rinjtë që braktisin vendin nga keqqeverisja e bandës së Rilindjes.

‘Jemi të vendosur që shumicën ‘Rama ik’ të 30 qershorit ta kthejmë në forcën e ndryshimit që kërkon çdo shqiptar, që do t’i japë fund braktisjes së vendit për t’u larguar në emigracion, politikave të shpunësimit, shkatërrimit të ekonomisë. Ne do të mundësojmë hapjen e mijëra vende pune në sektorë të pashfrytëzuar deri më sot, me paga dinjitoze për rininë shqiptare dhe zhvillimin ekonomik.’ – vuri theksin në fjalën e tij Basha.

Të Lidhura

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025
Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025
Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë
Aktualitet

Diella e kaloi testin me numërimin e votave në Tepelenë, Celibashi: Inteligjenca Artificiale nuk gaboi në asnjë fletë

11 Nëntor, 2025
“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata
Aktualitet

“Më bindën të merrja hormone”, Transgjinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

10 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!
Show Biz

Modelja shqiptare refuzon djemtë nga fshati: Jam rritur në qytet, nuk kam lidhje me lopët!

17 Nëntor, 2025

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com