Një situatë e pazakontë po ndodh në bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku Bledjon Nallbati nuk pranon të largohet nga posti, ndërkohë që në zgjedhjet e 30 qershorit ka dalë fitues kandidati i PS-së, Eduard Duro.
Duro është kryebashkiaku i parë që është betuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe ka marrë detyrën prej ditës së premte, por mesa duket asgjë s’ka shkuar siç e priste.
PD dhe Bledjon Nallbai kanë protestuar ditën e sotme, ndërkohë që Eduard Duro ishte futur në zyrë, me ndihmën e policisë dhe FNSH-së.
Në një postim, ish-deputeti Ervin Salinaji shkruante se kryebashkiaku socialist prej tre ditësh nuk largohet nga zyra, madje aty ka dhe fle.
Për këtë arsye, demokratët i kanë çuar edhe një dyshek para bashkisë. Sipas tyre, Duro e ka kthyer bashkinë në një fjetore.