InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Deklarata e fortë e Metës: Rama, nën efektin e dopingut…

24 Korrik, 2019
in InfoPress, Politikë
A A

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço ka replikuar ashpër ndaj akuzave të bëra në adresë të tij nga kryeministri Rama duke e fshikulluar me irioni.

“Këto deklarata janë bërë nën efekte të caktuara, unë jam një politikan që nuk përdor doping”, u shpreh kreu i shtetit.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Marrëdhënia juaj me Edi Ramën zoti Meta është e hershme. Le të themi që ka shenjuar një pjesë të rëndësishme të tranzicionit shqiptar dhe pluralizmit shqiptar. Një marrëdhënie me ulje-ngritje, e cila në momente të caktuara ka shenjuar dhe fatet e drejtimit politik.

Presidenti Meta: Marrëdhëniet e mia me të gjithë aktorët politikë në vend kanë qenë gjithmonë mjaft korrekte nga ana ime.

Gazetarja: Mund të shihet në dy këndvështrime ky raport sot si ai midis Presidentit dhe Kryeministrit, por jo pak opinioni publik e sheh si raportin midis dy individëve të rëndësishëm në një raport kompleks Rama-Meta.

Presidenti Meta: Nuk është e vërtetë. Kjo është prapë një shpikje ‘sorosiane’. Sot në Shqipëri ekziston vetëm një konflikt madhor, që është nëna e gjithë konflikteve…

Gazetarja. Cila?

Presidenti Meta: Është konflikti i Kryeministrit Edi Rama me pluralizmin politik, me demokracinë dhe me shtetin e së drejtës, që bazohet në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e ‘check and ballance’. Ky është problemi. Pastaj, ai që ka konflikt me median, kazanin siç e quan ai, apo me Presidentin kur si pëlqen. Kur i pëlqen thotë, – është më i miri që ka pasur Shqipëria. S’ka thënë të vërtetën sepse Shqipëria ka pasur gjithmonë Presidentë shumë të mirë. Problemet që ka me gjykatat. Kur gjykata jep një vendim që i intereson atij, thotë, – është shumë e mirë. Kur jep një vedim që s’i intereson atij, – e bën nul. Problemet që ka me Parlamentin, me të gjithë. Nuk është se kjo është diçka e re. Pra, ky është një njeri që nuk gjen dot rehat me demokracinë.

Gazetarja: Nuk gjen do të rehat, por edhe në deklaratat publike që keni bërë respektivisht në kohë të ndryshme, edhe kur keni qenë në kohën e ‘luftës së ftohtë’ mes jush, edhe kur keni qenë pas tretjes së mirë të ngjalave, ideja ka qenë që ju keni një raport personal interesant.

Presidenti Meta: Po të ishte për raporte personale, duhet të keni parasysh që raportet e mia me Berishën kanë qenë mjaft të vështira, pastaj më ndryshe, edhe me Ramën dhe me këdo. Unë po të nisem nga pozitat personale, kam frikë se do të kisha marrë vendime të tjera, por unë gjithmonë nisem nga gjykime politike dhe nisem në interes të vendit, dhe pranoj dhe atë rezultat apo ata interlokutorë që na jep qytetari shqiptar herë pas herë përmes zgjedhjeve që bëhen apo që bëheshin.

Gazetarja: Keni ngrënë një drekë që ju e përmendët para se të bënit komunikimin e parë publik me gazetarët. Çfarë është folur në atë drekë?

Presidenti Meta: Nuk ka ndonjë arsye për të thënë se çfarë është folur nëpër dreka apo darka.

Gazetarja: Po pse e përmendët atëhere?

Presidenti Meta: …ato janë dreka apo darka të tilla ku shkëmbehen mendimet të lirshme, të natyrshme.

Gazetarja: Përse e përmendët?

Presidenti Meta: Presidenti apo ndonjë politikan gjithmonë gjykohet nga veprimet e tij publike, nga ndonjë akt publik, nga qëllimet e mira, nga pasojat pozitive apo negative që ai jep. Qëllimet e mia kanë qenë tepër pozitive dhe nuk besoj se ka ndonjë suprizë për vendimin tim të shfuqizimit të dekretit të datës 30 qershor për arsye se unë që më 24 maj publikisht, kur kemi një reagim zyrtar të CDU / CSU-së të Bundestagut gjerman për krizën në Shqipëri, dhe që ata kërkojnëmë të mirëne së ardhmes dhe të çeljes së negociatave të Shqipërisë, pra me gjithë situatën, të vendoset dialog, të shikohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve vendore që ato të jenë gjithëpërfshirëse, të të ofrojnë madje që ata të marrin një rol moderues midis palëve, unë e kam shprehur publikisht, zyrtarisht, me deklaratë zyrtare, gatishmërinë time edhe për të rishikuar datën e zgjedhjeve vendore, pasi palët të binin dakord. Dhe vazhdimisht kam marrë iniciativa të tilla, edhe informalisht, sepse…

Gazetarja: Unë vazhdoj të këmbëngul.

Presidenti Meta: …sepse unë mendoj se është marrëzi që ne pas tridhjetë vitesh të shkojmë në zgjedhje pa opozitën.

Gazetarja: Do të shkoj edhe aty. Tani dua të qëndroj edhe pak te raporti me kryeministrin Edi Rama, sepse në momentin kur kreu më i lartë i shtetit…

Presidenti Meta: Unë raportet me të i kam shumë të mira kur nuk i preken interesat e tij. Kaq.

Gazetarja: Në fakt është e çuditshme: sa herë keni qenë bashkë i keni dhënë fitoren së majtës, sa herë jeni ndarë…

Presidenti Meta: Sa herë që ai i ka dëgjuar mendimet e mia, këshillat e mia, nuk i ka dalë keq. Sa herë i ka dëgjuar, jo vetëm të miat, por edhe të të tjerëve. Kur nuk i ka dëgjuar… Unë nuk i imponohem dot.

Gazetarja: Keni komunikime me zotin Rama?

Presidenti Meta: Komunikime në çfarë drejtimi?

Gazetarja: Ju dolët përpara publikut dhe folët për një drekë. Hani më dreka apo darka?

Presidenti Meta: Unë vazhdoj të pres.

Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet.

Presidenti Meta: Ia kam çuar edhe me shkrim.

Gazetarja: Institucionalisht e di që nuk ju përgjigjet. Në nivel personal?

Presidenti Meta: Unë kam durim. Nuk jam i padurueshëm. Jam i durueshëm.

Gazetarja: Nuk jeni i padurueshëm. Ndërkohë që Edi Rama, dhe do të doja të ndiqnim një deklaratë të tij të bërë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i cilësoni votime dhe ende mbetet një verdikt nga Gjykata Kushtetuese për t’u kuptuar nëse ende janë të tilla, ja se çfarë ka deklaruar. Nuk ka të njëjtin durim zoti Edi Rama me atë që keni ju. (Insert)

Ishte kjo deklarata e zotit Rama. E para: Ju jeni një tespie në duart e Sali Berishës. Dhe e dyta, në rast se do të rezultoni një “kokërr me gunga”, do të shkoni përpara drejtësisë.

Presidenti Meta: Së pari mua vjen për të qeshur kur dëgjoj deklarata të tilla. Natyrisht që ato janë nën efektet e caktuara.

Gazetarja: Të? Nën efekte të caktuara të?

Presidenti Meta: Së dyti, unë jam një politikan që nuk përdor doping. Madje edhe sportin e lashë, sepse kisha përshtypjen që nëse do të bëhesha kampion, do të më duhej të përdorja pak doping. Dhe në këto kushte…

Gazetarja: Është nën efekt dopingu zoti Rama kur bën këtë deklaratë?

Presidenti Meta: Më falni tani! Pse më bëni kaq shumë presion?

Gazetarja: Këtë punë ka gazetari zoti Meta.

Presidenti Meta: Së dyti, më vjen keq që ai nuk u ngrit as në nivelin e Ramiz Alisë, ku duhet të ishte ngritur për t’i dhënë mundësi opozitës për zgjedhje vendore, por kurrsesi as në nivelin e Doktorit, i cili në vitin 2006-07 u tregua fleksibël. Dhe tha: “Ore ky nëse me të vërtetë kërkon një certifikatë, hajde! Por ky nuk do që të hyjë në zgjedhje, etj., etj.”

Pastaj përsa i takon kësaj drejtësisë, në qoftë se ka ndonjë njeri që duhet të jetë vërtet i shqetësuar përsa i takon asaj, është pikërisht kryeministri aktual, sepse jam i sigurtë se dëmi publik që mund t’i ketë bërë kjo qeveri Shqipërisë me një koncension, nuk ia kanë bërë të gjitha qeveritë për gati njëzet e pesë vite. Të mos llogarisim ato qindra koncesione të pakontrolluara, një faturë dhe një pasojë shumë e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në vitet që do të vijnë. Se çfarë kuptoni ju me drejtësinë është tjetër gjë, se çfarë kuptoj unë, pastaj është një gjë tjetër.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com